EXTERNAL EXPERT AS AEROMEDICAL ASSESSOR

Dokumentacioni

Për të provuar kualifikimet dhe aftësitë kandidatët duhet të paraqesin të gjitha dokumentet e listuara si më poshtë:
– Curriculum Vitae në formatin BE;
– Kopje e Diplomës
– Kopje e licencës në mjekësi/Urdhrit Mjekësor
– Certifikatë AME (e Certifikuar);
– Lista e trajnimeve dhe kualifikimeve me periudhën e vlefshmërisë;
– Aplikantët duhet të konfirmojnë në aplikimin e tyre se nuk janë në asnjë nga situatat e listuara në seksionin 11 – kriteret e përjashtimit;
– Aplikantët duhet të justifikojnë se si i plotësojnë kriteret minimale, siç janë 5 vjet përvojë pune përkatëse. Si provë duhet të ofrohen një ose më shumë aktivitete dhe detyra të lidhura për fushën përkatëse.
– Dëshmi të përvojës së kërkuar në praktikën aero-mjekësore me minimum 25 ekzaminime mjekësore të Klasës 2 dhe minimum 50 ekzaminime mjekësore të Klasës 3.
– Kërkohet rreptësisht që aplikimet të dorëzohen në formatin e kërkuar dhe të përfshijnë të gjithë informacionin/dokumentacionin e nevojshëm për të mundësuar ACAA-në t’i vlerësojë ato. Mosrespektimi i këtyre kërkesave mund të rezultojë në refuzimin e aplikimit.

Para dhënies së një kontrate, ACAA rezervon të drejtën të kërkojë çdo dokumentacion mbështetës shtesë me qëllim verifikimin e kualifikimeve, përvojës profesionale dhe/ose aftësive gjuhësore të aplikantit (p.sh., kopje të certifikatave, diplomave, referencave etj.).

Ju lutemi vini re gjithashtu se para caktimit të kontratës, ACAA mund të kërkojë një intervistë me qëllim krijimin e një kontakti të parë me ekspertin dhe/ose vlerësimin/verifikimin e çdo informacioni të dhënë në aplikim.

Dorëzimi i dokumenteve

Kandidatët ftohen që të dërgojnë shprehjen e interesit dhe dokumentacionin e kërkuar deri në datën 30 Shtator 2025, në orën 16.00 (ora e Shqipërisë).

Autoriteti i Aviacionit Civil

Rruga “Sulejman Delvina”, P.O. Box 205

Tiranë, Shqipëri

 

Për më shumë informacion dhe detaje, shkarkoni Termat e Referencës më poshtë:

Annex VI – REQUEST FOR REIMBURSEMENT OF EXPENSES

Annex V – Request for Payment of Fees

Annex IV Legal Entity ACAA

Annex-III Financial Identification Form ACAA

Annex II Declaration of Confidentiality, Independence and Absence of Conflict of Interests ACAA

Annex I – TOR Expert english

SHkrese per ToR te AMA 18.09.2025

Declaration honour en ACAA

Draft Expert contract ACAA

Evaluation Grid ACAA