RAPORTIMI I NGJARJEVE

MONITORIMI i sigurisë së aviacionit është pjesë integrale e funksioneve të ushtruara nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë. Duke monitoruar nivelet e sigurisë në industrinë e aviacionit, AAC-ja mund të masë nëse rreziqet e sigurisë janë duke u vlerësuar në mënyrë të duhur dhe të identifikojë fushat në të cilat mund të përmirësohet siguria. Raportimi i ngjarjeve kontribuon në masë të madhe në identifikimin reaktiv dhe proaktiv të rreziqeve të sigurisë dhe ndikon në përmirësimin e masave të sigurisë.

SISTEMI I RAPORTIMIT ka të bëjë me njoftimin e AAC-së nga personat dhe organizatat për incidentet që përfshijnë ndonjë mjet ajror, operacion të mirëmbajtjes, aerodrom ose hapësirën ajrore. Këto informacione paraqesin kontribut shumë të çmueshëm në identifikimin e rreziqeve të mundshme të sigurisë.

QËLLIMI i raportimit të ngjarjeve është përmirësimi i sigurisë ajrore duke garantuar që të dhënat përkatëse mbi sigurinë të raportohen, mblidhen, ruhen, mbrohen dhe shpërndahen. Qëllimi i vetëm i raportimit të ngjarjeve është parandalimi i aksidenteve dhe incidenteve dhe jo përcaktimi i fajit apo i përgjegjësisë.

RAPORTIMET e ngjarjeve trajtohen në mënyrë konfidenciale për të pasur raportim të plotë dhe të lirë nga komuniteti i aviacionit dhe për të mbrojtur identitetin e individit, në përputhje me U.M. të Infrastrukturës dhe Energjisë, Nr.173, datë 12.04.2019 “Për miratimin e rregullores për raportimin dhe ndjekjen e ngjarjeve në aviacionin civil në Republikën e Shqipërisë”.

Raportimi Vullnetar

Formulari AAC-FRM-RV-01 duhet të plotësohet dhe të dërgohet në mor@acaa.gov.al

Ngjarjet e lidhura me sigurinë ajrore

Formulari ACAA MOR 1 duhet të plotësohet dhe të dërgohet në mor@acaa.gov.al

Ngjarjet e lidhura me shërbimin e trafikut ajror

Formulari ACAA MOR 2 duhet të plotësohet dhe të dërgohet në mor@acaa.gov.al

Ngjarjet që kanë të bëjnë me shërbimet Aeroportuale

Formulari ACAA MOR 4 duhet të plotësohet dhe të dërgohet në mor@acaa.gov.al

Ngjarjet teknike të shërbimit të trafikut ajror

Formulari ACAA MOR 3 duhet të plotësohet dhe të dërgohet në mor@acaa.gov.al

Ngjarjet që kanë të bëjnë me sulmet nga zogjtë

Formulari ACAA MOR 5 duhet të plotësohet dhe të dërgohet në mor@acaa.gov.al

Ngjarjet që kanë të bëjnë me mallrat e rrezikshëm

Formulari ACAA MOR 6 duhet të plotësohet dhe të dërgohet në mor@acaa.gov.al

Urdhër

Nr.173, datë 12.04.2019

Për miratimin e rregullores për raportimin dhe ndjekjen e ngjarjeve në aviacionin civil në Republikën e Shqipërisë

Vendim

MOR.PRC.02

Procedura e Jashtme e Zbatimit të Rregullave për Raportimin e detyrueshëm dhe vullnetar të ngjarjeve në Aviacionin Civil