Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil Krislen Keri, priti në një takim drejtorin e ri të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës z. Eset Berisha.

Z. Keri i uroj suksese zotit Berisha për emërimin në këtë detyrë të rëndësishme.

Më tej dy zyrtarët diskutuan për sfidat e përbashkëta që kanë autoritetet respektive dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Një mundësi bashkëpunimi që palët ranë dakort se duhet të jetë më intensive është shkëmbimi i eksperiencave në disa fusha të aviacionit.

Drejtori Berisha kërkoi që në të ardhmen punonjës së AACs së Kosovës, të marrin pjesë në aktivitetet e shumta që Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, zhvillon në bashkëpunim me organizatat partnere ndërkombëtare, për të cilat ka marrë edhe vlerësime të larta.

Keri dhe Berisha u angazhuan për vijimin e takimeve periodike mes 2 autoriteteve të kuadër edhe të ECAA, si dhe mundësin e përmirësimit të marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy autoriteteve.