Në kuadër të Projektit SKEYE, IEC Tehnopolis në bashkëpunim me lead partner Distretto Tecnologico Aerospaziale (DTA) dhe Autoritetin e Aviacionit Civil në datën 25 Tetor 2021 në Niksic, Mal i Zi organizon workshopin e dytë të projektit me temë “Smart and Sustainable Transport, Urban Air Mobility Potential in Montenegro”.

Gjatë workshopit një ditor do të diskutohet mbi mundësitë për inovacion në lëvizshmërinë ajrore në Malin e Zi, me fokus në kërkimin dhe stimujt për inovacion, infrastrukturën ekzistuese të lëvizshmërisë ajrore dhe kuadrin ligjor, veçanërisht shfrytëzimin e mjeteve ajrore pa pilot (UAV) dhe mbi mundësitë e investimeve në këtë fushë.

Përvojat italiane dhe evropiane dhe praktikat më të mira në fushën e lëvizshmërisë së avancuar ajrore dhe lëvizshmërisë ajrore urbane do të paraqiten gjithashtu nga Distretto Tecnologico Aerospaziale (Itali).

Përveç partnerëve të projektit SKEYE, pjesëmarrësit në workshop do të jenë përfaqësues të institucioneve dhe organizatave vendore dhe kombëtare që punojnë në fushën e lëvizshmërisë ajrore, por edhe start-up, SME, universitete dhe studiues të interesuar për të punuar në teknologji që do të kontribuojnë në zhvillimin e zgjidhjeve inovative në lëvizshmërinë ajrore. Ky workshop do të mbështesë mjedisin inovativ të hapësirës ajrore në Malin e Zi përmes një pasqyre gjithëpërfshirëse në strategjinë evropiane mbi transportin smart dhe të qëndrueshëm dhe veçanërisht në Urban Air Mobility (UAM) që pritet të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e qyteteve smart urbane dhe peri-urbane.

UAM është një sistem i ri, i sigurt dhe i qëndrueshëm i transportit ajror për udhëtarët dhe ngarkesat në mjediset urbane, i mundësuar nga teknologjitë e reja dhe i integruar në sistemet e transportit multimodal. UAM po bëhet një nga prioritetet evropiane që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve, veçanërisht atyre që jetojnë në qytete të mbingarkuara duke nxitur zhvillimin e teknologjisë së hapësirës ajrore.

Workshopi do të mbahet në IEC Tehnopolis në 25 Tetor 2021, ora 09.30 dhe mund ta ndiqni virtualisht në linkun https://us02web.zoom.us/webinar/register/WN_fzRkEYt5RNuaNLyEHMdQRQ.

Projekti SKEYE “Strengthening Key aErospace technologY for smart transport monitoring systEms” bashkëfinancohet nga Programit Interreg IPA CBC Itali – Shqipëri – Mali i Zi dhe synon të nxisë bashkëpunimin midis universiteteve dhe qendrave kërkimore, industrive, SME -ve dhe politikbërësve në mënyrë që të shfrytëzojnë teknologjitë ekzistuese dhe të maksimizojnë potencialin inovativ të teknologjive të ardhshme të hapësirës ajrore për monitorimin e transportit dhe planifikimin hapësinor në zonën e Programit. Nëpërmjet seminareve, konferencave dhe shkëmbimit të eksperiencës do të lehtësojë transferimin e njohurive dhe marrjen në treg të teknologjive inteligjente të hapësirës ajrore.

Shkarkoni Axhendën