Kjo iniciative Qeverisë Shqiptare përfaqëson një hap të madh e të sigurtë në rrugëtimin e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian. Ky ligj shënon kurorëzimin e përpjekjeve të bashkërenduara mes AAC dhe industrisë së aviacionit, nën drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Mbyllet kështu një kapitull me Kodin e mëparshëm të vitit 2008 dhe hapet një tjetër perspektivë për sektorin e transportit ajror në vendin tonë.

Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë, hyn në fuqi 15 ditë pas këtij botimi.

ligj-2020-07-23-96