Z. Juan Carlos Salazar (Kolumbian) është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i ICAOs, duke pasuar Dr. Fang Liu mandati i së cilës mbaron më 31 korrik 2021. Kështu njoftoi më datë 25 shkurt 2021, Presidenti i Këshillit të ICAOs Z. Salvatore Sciacchitano

Mandati tre vjeçar i Z. Juan Carlos Salazar do fillojë më 1 gusht 2021 dhe do vazhdojë deri më 31 korrik 2024

Z. Salazar është një ekspert i legjiclasionit të ajrit dhe drejtues i nivelit ekzekutiv në aviacionin civil, me mbi 26 vjet përvojë unike në negociatat e aviacionit ndërkombëtar, menaxhimin dhe politikat publike. Ai është Drejtor i Përgjithshëm (CEO) i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kolumbisë. Ai ka diplomë të avancuar nga Universiteti i Harvardit (Master në Administratën Publike – MPA) dhe nga Universiteti McGill (Master në Drejtësinë e Ajrit dhe Hapësirës – LLM), zotëron shumë mirë gjuhët Spanjisht, Anglisht, Frengjisht dhe flet Arabisht.