Autoriteti i Aviacionit Civil njofton se në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit Nr.3, datë 07.02.2011 “Për rregullat e përbashkëta në fushën e aviacionit civil”, i ndryshuar, mund të lejojë përjashtime nga rregullat bazë dhe aktet zbatuese, në situata urgjente apo të paparashikuara, me plotësimin e disa kritereve të përcaktuara.

Në kushtet e pandemisë së COVID-19, kufizimet për shkak të së cilës mund të ndikojnë nevojën për dhënien e përjashtimeve nga rregullat në fuqi, njoftohen operatorët nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Aviacionit Civil të aplikojnë sipas kërkesës, për zgjatjen e vlefshmërisë së çertifikatave, licencave, kategorizimeve, autorizimeve, vlefshmëria e të cilave përfundon përpara datës 31 Korrik 2020, si dhe përjashtimeve të tjera nga rregullat në fuqi, me kusht që ata të zbatojnë masa të tjera alternative(AltMOC) në përputhje me nivelin e kërkuar të sigurisë në operim në aviacionin civil.

Formulari i aplikimit për përjashtimet mund të shkarkohet duke (klikuar këtu)