Njoftim për shtyp:
Tiranë, më 21 Maj 2020

EASA/ECDC nxjerrin udhëzime të përbashkëta për të rritur sigurinë e shëndetit në udhëtimet ajrore në kushtet e pandemisë COVID-19

Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë Ajrore në Aviacion (EASA) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve dhe Kontrollin (ECDC) kanë nxjerrë një dokument të përbashkët duke përcaktuar masat për të rritur sigurinë e shëndetit të pasagjerëve që udhëtojnë në rrugë ajrore dhe personelit të aviacionit sapo shoqëritë ajrore të rifillojnë fluturimet e rregullta pas ndërprerjes së rëndë të shkaktuar nga COVID-19.

EASA dhe ECDC u ngarkuan nga Komisioni Evropian për hartimin e udhëzimeve, si pjesë e një pakete më të gjerë masash për të nxitur rivendosjen e sigurt të shërbimeve të transportit dhe lidhjes pas shpërthimit të COVID-19. Dokumenti u publikua më datë 20 Maj 2020, në faqen zyrtare të EASA-s dhe tekstin në gjuhën Angleze mund ta konsultoni më poshtë.

Ndërkaq Shqipëria si një prej Palëve Kontraktuese të Marrëveshjes mbi krijimin e një Zone të Përbashkët Evropiane të Aviacionit ZPEA (ECAA) dhe shtet me statusin e vëzhguesit në Agjencinë e Bashkimit Evropian për Sigurinë Ajrore në Aviacion (EASA), i konsideron këto udhëzime për zbatim në përpjekjet e saj drejtë rifillimit te operimeve ajrore në vend.
Këto masa të rekomanduara do të vlerësohen dhe përditësohen rregullisht në përputhje me ndryshimet në njohuritë për rrezikun e transmetimit, si dhe me zhvillimin e masave të tjera diagnostikuese ose parandaluese (përfshirë ato teknologjike) dhe evolucionin e pandemisë.

Për hollësi të mëtejshme, ju lutemi konsultohuni me tekstin e plotë të këtij dokumentit në anglisht.

Materiali zyrtar në anglisht mund të shkarkohet duke klikuar këtu.