Në vijim të masave kufizuese të miratuara nga Qeveria Shqiptare për parandalimin e përhapjes së COVID-19, administrata e Autoritetit të Aviacionit Civil punon me minimumin e domosdoshëm të punonjësve të saj në zyrë dhe me pjesën tjetër nga shtëpia. AAC ka garantuar prezencën e punonjësve të saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” për mbrojtjen e të drejtave të pasagjerëve dhe vazhdimin e aktiviteteve të monitorimit të përputhshmërisë duke respektuar masat e kërkuara për mbrojtjen e shëndetit në kuadër të COVID-19.
Për informacion të mëtejshëm, ju lutem kontaktoni: ++ 355 4 2251220 E-mail: info@acaa.gov.al

Autoriteti i Aviacionit Civil gjithashtu vazhdon të ndjekë me vëmendje njoftimet për COVID -19, të publikuara nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe organizatat ndërkombëtare dhe agjencitë si: ICAO Zyra për Evropën dhe Atlantikun e Veriut, Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO/OBSH), Komisioni Evropian, EASA, EUROCONTROL, ECAC dhe do vijoj me publikimin e udhëzuesve dhe këshillave që ato ofrojnë për implementim në përshtatje me rrethanat e vendit tonë.
E këshillojmë publikun, operatorët dhe entitetet e aviacionit civil të vizitojnë rregullisht faqen zyrtare të internetit: www.aac.gov.al, për të parë informacionet më të fundit.