Ekspert i Jashtëm për Vlefshmërinë Ajrore

Autoriteti i Aviacionit Civil është autorizuar të kontraktojë një këshilltar të përshtatshëm teknik të kualifikuar për të kryer detyrat e konsulentit të vlefshmërisë ajrore. lidhur me regjistrimin, certifikimin dhe mbikëqyrjen e avionëve, vlerësimin dhe miratimin e Organizatave të menaxhimit te vlefshmërisë ajrore dhe të mirëmbajtjes, si dhe rishikimin e përmirësimin e procedurave të brendshme të sektorit të vlefshmërisë ajrore dhe mirëmbajtjes.
Qëllimi i konsulencës është dhënia e shërbimit të konsulencës dhe pjesëmarrjes në proces në drejtim të lëshimit të COA për operatorët e rinj për sa i përket menaxhimit të vlefshmërisë ajrore dhe mbikëqyrjes së operatoreve ekzistues, në përputhje me kërkesat rregullatore të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Dokumentacioni

Për të provuar kualifikimet dhe aftësitë, kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin si më poshtë:
– Letër shprehje interesi;
– Curriculum Vitae;
– Diplomë Universitare e Nivelit të Dytë;
– Certifikata trajnimi;
– Çdo dokument tjetër që vërteton kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara.

Dorëzimi i dokumenteve

Kandidatët ftohen që të dërgojnë shprehjen e interesit dhe dokumentacionin e kërkuar brenda datës 24 Gusht 2018, ora 14.00, në adresën:

Autoriteti i Aviacionit Civil
Rruga “Sulejman Delvina”, P.O. Box 205
Tiranë, Shqipëri

Për më shumë informacion dhe detaje, shkarkoni Termat e Referencës  më poshtë:

Njoftimi Zyrtar për: Ekspert i Jashtëm për Vlefshmërinë Ajrore