Në kuadër të procesit të integrimit dhe Planit Kombëtar të Integrimit Evropian 2025-2027, së shpejti legjislacioni shqiptar në fushën e aviacionit civil do të përditësohet në përputhje me ndryshimet e Rregullores së Komisionit (BE) nr. 748/2012, që përcakton rregullat zbatuese për vlefshmërinë ajrore dhe certifikimin mjedisor të avionëve dhe produkteve, pjesëve dhe pajisjeve të lidhura me to, si dhe kërkesat për organizatat e projektimit dhe prodhimit.

Ndryshimet synojnë të përditësojnë dhe zgjerojnë kërkesat ekzistuese të certifikimit dhe vlefshmërisë ajrore, duke përfshirë në kuadrin rregullator sistemet e avionëve pa pilot (UAS), njësitë e kontrollit dhe monitorimit (CMU) dhe komponentët e tyre, si dhe të përshtatin kërkesat për projektimin, prodhimin dhe certifikimin e tyre me kuadrin rregullator të Bashkimit Evropian.

Në këtë kuadër, ftohen grupet e interesit që të konsultojnë projektin në fjalë.

Mirëpresim komentet dhe sugjerimet e palëve të interesuara, brenda dates 25 Shtator, në adresën elektronike  info@acaa.gov.al.

STANDARTIZIMI I AMENDIMEVE TE REG.748-2012-UM NR.57 SLEG DATE 15.09