EKSPERT I JASHTËM INSPEKTOR I OPERIMIT NË FLUTURIM
Autoriteti i Aviacionit Civil kërkon të kontraktojë një ekspert të përshtatshëm teknik të kualifikuar në fushën e operimit në fluturim, për të kryer detyra që lidhen me asistencën e Drejtorisë së Standardeve të Fluturimit në përpunimin e dokumentacionit teknik përkatës që do të rishikohet dhe vlerësohet (disa aplikime nga operatorët), kryerjen e inspektimeve dhe auditimeve, si dhe përgatitjen e raporteve përkatëse.
Dokumentacioni
Për të provuar kualifikimet dhe aftësitë, kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin si më poshtë:
– Letër shprehje interesi;
– Curriculum Vitae;
– Diplomë Universitare;
– Certifikata trajnimi;
– Çdo dokument tjetër që vërteton kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas seksionit 13 të termave të referencës.
Dorëzimi i dokumenteve
Kandidatët ftohen që të dërgojnë shprehjen e interesit dhe dokumentacionin e kërkuar brenda datës 18 Janar 2026, ora 16:30, në adresën:
Autoriteti i Aviacionit Civil
Rruga “Sulejman Delvina”, P.O. Box 205
Tiranë, Shqipëri
Për më shumë informacion dhe detaje, shkarkoni Termat e Referencës më poshtë:
Annex_IV_Legal_Entity external FOI expert ACAA
Annex-III_Financial_Identification_Form external FOI expert ACAA
Call for expression of interest external expert FOI DSF January 2026
Declaration_honour_en external FOI expert ACAA
Draft contract external FOI Expert