Në kuadër të procesit të integrimit dhe Planit Kombëtar të Integrimit Evropian 2025-2027, së shpejti legjislacioni shqiptar në fushën e aviacionit civil do të përditësohet në përputhje me zhvillimet më të fundit të kuadrit rregullator të Bashkimit Evropian lidhur me specifikimet shtesë të vlefshmërisë ajrore për një tip të caktuar të operimeve.

Ndryshimet e propozuara synojnë përditësimin e kërkesave ekzistuese të vlefshmërisë ajrore, duke përfshirë kërkesa të reja dhe të rishikuara në lidhje me mbrojtjen nga zjarri të kompartimenteve të ngarkesës, sistemet e ndërgjegjësimit dhe alarmit për tejkalimin e pistës, integritetin e vazhdueshëm strukturor të avionëve, tolerancën ndaj dëmtimit, parandalimin dhe kontrollin e korrozionit, si dhe programet e mirëmbajtjes.

Në këtë kuadër, ftohen grupet e interesit që të konsultojnë projektin në fjalë.

Mirëpresim komentet dhe sugjerimet e palëve të interesuara, brenda dates 25 Shtator, në adresën elektronike  info@acaa.gov.al.

PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NE UM 61- REg.2015-640-2024-2954 15.9 rv clean