Më 1 dhe 2 Korrik 2025, Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar organizoi në Tiranë workshopin dhe takimin B2B të projektit ON CLOUD NINE+, të financuar nga Programi Interreg IPA South Adriatic.

Të dy aktivitetet bashkuan përfaqësues nga sektori i aviacionit, kompanitë e sigurimeve, turizmit dhe autoritetet publike nga Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe nxitjen e një modeli më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të lidhjeve ajrore në rajon.

Workshopi u fokusua në harmonizimin e kuadrit ligjor mbi përgjegjësinë në transportin ajror dhe sigurimet për palët e treta, ndërsa takimi B2B shërbeu si një hap konkret drejt krijimit të partneriteteve dhe zhvillimit të itinerareve të përbashkëta turistike, të mbështetura nga lidhje të reja ajrore.