Ne kuader te procesit te integrimit dhe Planit Kombetar te Integrimit Evropian 2025-2027, se shpejti legjislacioni shqiptar do te perafrohet me Rregulloren e Komisionit (BE) 2024/1110 të datës 10 Prill 2024 që ndryshon Rregulloren (BE) Nr. 748/2012 sa i përket vlefshmërisë fillestare të sistemeve ajrore pa pilot që i nënshtrohen certifikimit dhe Rregulloren Zbatuese (BE) 2019/947 në lidhje me rregullat dhe procedurat për operimin e mjeteve ajrore pa pilot.
Kjo rregullore sjell disa ndryshime në Urdhrin e Ministrit 143, date 18.7.2022 me qellim forcimin e kërkesave për operimet e dronëve, përditësimin e rregullave për kategoritë “open” dhe “specific”, si dhe qartësimin e procedurave të autorizimit dhe përgjegjësitë e operatorëve për të rritur sigurinë në operim.
Në këtë kuadër, ftohen grupet e interesit që të konsultojnë projektin në fjalë.
Mirëpresim komentet dhe sugjerimet e palëve të interesuara, brenda dates 1 Prill, në adresën elektronike info@acaa.gov.al.