Ne kuader te procesit te integrimit dhe Planit Kombetar te Integrimit Evropian 2025-2027, se shpejti legjislacioni shqiptar do te perafrohet me Rregulloren e Komisionit (BE) 2018/1976 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara për operimin e planerave në përputhje me Rregulloren (BE) 2018/1139 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit.
Kjo rregullore synon te përcaktoje rregullat e detajuara për operimet ajrore me planera, si dhe për lëshimin dhe mbajtjen e licencave të pilotëve dhe kategorizimeve, privilegjeve dhe certifikatave përkatëse për planerat, kur avionë të tillë plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikat (b) (i) dhe (ii) të nenit 2(1) të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1095, datë 24.12.2020, “Për miratimin e kërkesave thelbësore në fushën e aviacionit civil”, i ndryshuar.
Në këtë kuadër, ftohen grupet e interesit që të konsultojnë projektin në fjalë.
Mirëpresim komentet dhe sugjerimet e palëve të interesuara, brenda dates 10 Korrik, në adresën elektronike info@acaa.gov.al.