External Senior Expert of Flight Operations Inspector

Autoriteti i Aviacionit Civil kërkon të kontraktojë një ekspert të përshtatshëm teknik të kualifikuar në fushën e operimit në fluturim, për të kryer detyra që lidhen me asistencën e Drejtorisë së Standardeve të Fluturimit në përpunimin e dokumentacionit teknik përkatës që do të rishikohet dhe vlerësohet (disa aplikime nga operatorët), kryerjen e inspektimeve dhe auditeve, përgatitjen e raporteve përkatëse, ofrimin e ekspertizës teknike për miratimin e ATO-së, FSTD-së dhe detyrave përkatëse që lidhen me ndjekjen, si dhe për miratimin fillestar ose ndryshimin e AOC-së.

Dokumentacioni

Për të provuar kualifikimet dhe aftësitë kandidatët duhet të paraqesin të gjitha dokumentet e listuara si më poshtë:
– Letër shprehje interesi;
– Curriculum Vitae;
– Diplomë Universitare;
– Certifikata trajnimi;
– Çdo dokument tjetër që vërteton kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas seksionit 13 të termave të referencës..

Dorëzimi i dokumenteve

Kandidatët ftohen që të dërgojnë shprehjen e interesit dhe dokumentacionin e kërkuar brenda datës 3 Tetor 2025, ora 16:30, në adresën:

Autoriteti i Aviacionit Civil
Rruga “Sulejman Delvina”, P.O. Box 205
Tiranë, Shqipëri
Për më shumë informacion dhe detaje, shkarkoni Termat e Referencës më poshtë:

Call for expression of interest external senior expert FOI DSF 2025

Annex III Financial Identification Form

Annex IV Legal_Entity

TOR expert english SENIOR EXPERT FOI 2025

Draft Expert contract FOI 2025