Hapen fluturimet me Britaninë e Madhe

11 Prill 2021, Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve, kanë bërë të ditur vendimet e fundit, të lehtësimit të disa masave në vend.
Nisur nga situata epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit antiCOVID, Manastirliu deklaroi masat e reja që fillojnë nga dita e hënë, datë 12 Prill. Midis te tjerash ministrja u shpreh se “…duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”.
Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të jenë në fuqi për dy javët e ardhshme.