Bazuar në njoftimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të datës 22 shkurt 2022, mësohet se duke filluar nga data 1 mars 2022, Italia ka vendosur që të lehtësojë masat anti-Covid për hyrje/daljet nga vendi.
Duke filluar nga data 1 mars, për udhëtarët që do të shkojnë drejt Italisë nuk do të jetë e nevojshme që të karantinohen.
Të gjiithë personat që duan të futen në Itali, mjafton që të kenë certifikatën e vaksinimit me dy doza.
Ndërsa për ata që nuk janë të vaksinuar, mjafton një test PCR negativ ose certifikata e rikuperimit nga Covid-19.