Njoftim për shtyp:

EASA fillon programin për të monitoruar zbatimin e protokollit të tij operacional COVID-19

26 maj 2020 – Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA) njoftoj sot nisjen e një programi për të monitoruar zbatimin e udhëzimeve të saj  për COVID-19 në situata të jetës reale. Agjencia ftoi aeroportet dhe linjat ajrore evropiane së bashku me autoritetet e tyre kombëtare të zbatojnë standardet e reja në praktikë dhe të raportojnë për përvojën e tyre, me qëllim të rishikimin e udhëzimeve të publikuara më parë.

Udhëzimet, të hartuara nga EASA dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) mbi bazën e provave shkencore dhe mendimit të ekspertëve, u botuan javën e kaluar. Këto botime kanë për qëllimi të lejojnë që udhëtimi ajror të rifillohet në kushte të sigurta, si nga pikëpamja sigurisë operacionale, ashtu edhe nga ana e shëndetit publik. Shtetet anëtare dhe palët e interesuara të industrisë ofruan një kontribut të gjerë përmes konsultimit.
Rekomandimet kryesore të udhëzimeve lidhen me distancën fizike në çdo kohë dhe kudo që të jetë e mundur, mbajtjen e një maske mjekësore për fytyrën gjatë gjithë rrugëtimit për të mbrojtur të tjerët, praktikimin e higjienës skrupuloze dhe të shpeshtë të duarve gjatë udhëtimit. Si dhe në sigurimin që ajri i filtruar në aeroplan të jetë më i sigurt dhe më i pastër se sa kur shumë prej nesh marrim frymë në tokë.
Vetë pasagjerët pritet të marrin përgjegjësi personale. Për shembull, pasagjerët që kanë simptoma të përafërta me COVID-19 (ethe, kollë, teshtitje, gulçime ) ose të cilët janë të vetëdijshëm se kanë rënë në kontakt me një rast COVID-19 nuk duhet të mbërrijnë në aeroport ose duhet të shtyjnë udhëtimin e tyre për të mbrojtur udhëtarët e tjerë.

Për më shumë informacion mund të shkarkoni dokumentin në anglisht më poshtë.

EASA launches programme to monitor the implementation of its COVID-19 operational protocol