Agjencia e Bashkimit Evropian e Aviacionit për Sigurinë në Operim (EASA) njofton se ka përfunduar fluturimet e saj provë të Boeing 737 MAX. Për shkak të kufizimeve të udhëtimit si rrjedhojë e COVID-19 këto prova u zhvilluan në Vancouver, Kanada.

Si hap tjetër në vlerësimin e saj  për kthimin  në shërbim të këtij tipi, EASA tani po analizon të dhënat dhe informacionin tjetër të mbledhur gjatë fluturimeve, në përgatitje të mbledhjes së Bordit të Përbashkët të Vlerësimit të Operacioneve (JOEB).

EASA ka punuar në mënyrë të qëndrueshme, në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Amerikane të Aviacionit (FAA) dhe kompaninë prodhuese Boeing, për kthimin e avionëve Boeing 737 MAX në shërbim sa më shpejt të jetë e mundur, dhe pasi të garantohet siguria operuese.

Siç është njoftuar më parë, EASA kishte marrë një vendim për ndalimin e fluturimit të këtij tipi në hapësirën evropiane pas njoftimeve për dy aksidente ajrore që u shoqëruan me humbje të 346 jetëve në bordin e avionit Lion Air Flight 610 dhe të avionin Ethiopian Airlines Flight 302.   (Shih. http://www.aac.gov.al/?s=737+Max )