Inxhinierët e Mirëmbajtjes

 

 

LICENCIMI I PERSONELIT TË MIRËMBAJTJES SË AVIONËVE (AML)

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar (AAC) është përgjegjës për licencimin, certifikimin dhe mbikëqyrjen e personelit të mirëmbajtjes së avionëve, në përputhje me kuadrin rregullator kombëtar dhe kërkesat evropiane e ndërkombëtare të zbatueshme.

AAC administron proceset që lidhen me lëshimin, rinovimin, ndryshimin dhe administrimin e licencave të personelit të mirëmbajtjes së avionëve, si dhe me kategoritë, kufizimet dhe autorizimet përkatëse.

AAC administron gjithashtu proceset përkatëse të verifikimit të dokumentacionit dhe të përmbushjes së kërkesave për licencim.

Si të aplikoni

Aplikimet për lëshimin, rinovimin ose ndryshimin e licencave të personelit të mirëmbajtjes së avionëve duhet të paraqiten zyrtarisht pranë Autoritetit të Aviacionit Civil, nëpërmjet:

  • dorëzimit të dokumentacionit pranë AAC-së; ose
  • dërgimit nëpërmjet postës zyrtare në adresën e AAC-së.

Aplikimi duhet të paraqitet nëpërmjet një kërkese zyrtare, së bashku me formularin përkatës të aplikimit, të plotësuar dhe të nënshkruar, si dhe me të gjithë dokumentacionin mbështetës të kërkuar për shërbimin ose kategorinë përkatëse.

Aplikimet për licencim AML nuk pranohen nëpërmjet postës elektronike (e-mail). Dokumentacioni duhet të dorëzohet zyrtarisht pranë AAC-së ose të dërgohet nëpërmjet postës zyrtare, në përputhje me procedurën përkatëse.

Formularët e aplikimit, kërkesat dhe udhëzimet përkatëse për licencimin e personelit të mirëmbajtjes së avionëve janë të disponueshme në këtë seksion të faqes së AAC-së.

Kontakti i Autoritetit të Aviacionit Civil

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar (AAC)

Adresa: Rr. “Sulejman Delvina”, pranë Parkut të Delegacioneve, P.O. Box 205, Tiranë, Shqipëri

Tel.: +355 42 251 220

Fax: +355 42 226 232

E-mail:info@acaa.gov.al

Materiale udhëzuese/Guidance material:

Format e aplikimit/Application forms:

ACAA-DTL-AMLP-101 – Application form for AML

ACAA-DTL-AMLP-103 – Aircraft Maintenance Engineers Log Book