LICENSIMI I OPERATORËVE
Bazuar në Ligjin nr.96/2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë” dhe Udhëzimin nr. 17, datë 2.9.2010 “Mbi rregullat e zbatueshme të operimit në fushën e shërbimeve ajrore”, të ndryshuar, Autoriteti i Aviacionit Civil ka lëshuar Licencë operimi për 2 operatorët ajrorë shqiptarë, shoqëritë Albawings shpk dhe Air Albania shpk.
Nëpërmjet licencave të operimit, këto shoqëri autorizohen të ofrojnë shërbime ajrore tregtare për transport ajror të pasagjerëve, të ngarkesave dhe/ose të postës.
Vendim mbi licencen e operimit Air Albania shpk
Vendim mbi licencen e operimit Albawings shpk