I Përgjithshëm

 

  • Mjekësia e aviacionit është fusha e mjekësisë parandaluese dhe e punës, që studion ndikimin e fluturimit, kushteve të avionit dhe fluturimit në organizmin e ekuipazhit Ajror, parashutist, pasagjerëve të linjave ajrore etj, e cila gjithashtu ndikon në parandalimin e pasojave negative të fluturimit në jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe shkaktimin e fatkeqësive dhe ngjarjeve të jashtëzakonshme (karakterizuar nga humbje të mëdha jetësh, dëmtime materiale dhe ç’rregullime ambjentale). Mjekësia e aviacionit gjithashtu, përfaqëson një faktor të rëndësishëm për sigurinë e fluturimeve.

Autoriteti I Aviacionit  Civil Shqiptar kryen çertifikimin e:

  • Përshtatshmërisë mjekësore të personelit të aviacionit,
  • Qëndrave aeromjekësore (AeMC)
  • Ekzaminuesit aeromjekësorë.