Përshtatshmëria Mjekësore

 

Përshtashmërinë mjekësore të:

  1. Pilotëve të avionëve.
  2. Ekuipazhi I kabinës.
  3. Kontrollorëve të Trafikut Ajror.
  4. Pilotëve të Paraglajdëve.
  5. Pilotëve të Deltaplanëve.
  6. Pilotëve të avionëve ultra të lehtë.

 

               1. Pilotёt

  • Pilotët duhet t`I nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore periodike në mënyrë që të kryejnë funksionet e tyre në mënyrë të kënaqshme, në varësi të llojit të aktivitetit.
  • Përshtatshmëria mjekësore, përfshirë përshtatshmërinë mendore dhe fizike, do të thotë që piloti nuk vuan nga ndonjë sëmundje ose paaftësi, e cila mund ta pengojë atë  në fluturimin me  avionin për të kryer detyrat e tij ne bord në çdo kohë, ose perceptimin e saktë të mjedisit rrethues.
  • Piloti student nuk lejohet të fluturojë vetëm, përveç rastit kur disponon një çertificatë të përshtatshme me licensën e kërkuar.
  • Mbajtësit e Liçensave të pilotit të avionëve të lehtë (LAPL), duhet të mbajnë një çertifikatë mjekësore klasi 2.
  • Mbajtësit e licenses së pilotit privat (PPL), pilotit të planerëve, pilotit të balonave, duhet të mbajnë një certifikatë mjekësore klasi 2.
  • Mbajtësit e SPL ose BPL  të përfshirë në operimet komerciale duhet të mbajnë të paktën një çertifikatë mjekësore klasi 2.
  • Nëse pilotët PPL ose LAPL kanë të vendosur kategorizimin e natës, mbajtësit e liçensës duhet të demonstrojnë aftësinë e perceptimit të menjëhershëm të ngjyrave, perceptimi i të cilave është i domosdoshëm.
  • Nëse PPL ka vendosur kategorizimin instrumental, mbajtësi i liçenses duhet të ekzaminohet në audiometrin e toneve të pastër në përputhje me standardet dhe frekuencat që kërkohen për çertifikatën mjekësore klasi 1.
  • Mbajtësit e CPL, MPL ose ATPL duhet të mbajnë çertificatë mjekësore klasi 1.
  • Përshtatshmëria mjekësore vlerësohet në bazë të ekzaminimeve nga AeMC dhe AME.
  • Lëshimi fillestar i çertificatës mjekësore Klasi 1 duhet të kryhet në një AeMC.
  • Çertifikata mjekësore Klasi 1 duhet të jetë e vlefshme për një periudhë 12 mujore.

Vlefshmëria e çertificatës mjekësore klasi 1 duhet të reduktohet në 6 muaj për mbajtësit e liçensës të cilët janë:

  1. të angazhuar në transportin ajror komercial me një pilot dhe që janë mbi 40 vjec;
  2. mbi 60 vjeç.

Çertifikata mjekësore Klasi 2 do të jetë e vlefshme për një periudhë prej:

  1. 60 muajsh për mbajtësit e licenses nën 40 vjeç. Certifikata mjekësore e lëshuar nën moshën 40 vjeç do të skadojë kur mbajtësi të jetë 42 vjeç;
  2. 24 muaj për mbajtësit e licensave ndërmjet 40 dhe 50 vjeç. Certifikata mjekësore e lëshuar për mbajtësit nën moshën 51 vjeç do të skadojë kur mbajtësi të mbushë 51 vjeç.
  3. 12 muaj për mbajtësit mbi 50 vjeç.

Çertifikata mjekësore LAPL do të jetë e vlefshme për një periudhë prej:

  1. 60 muajsh për mbajtësit e licensës nën moshën 40 vjec. Certifikatat mjekësore të lëshuara mbajtësve nën moshën 40 vjeç do të skadojë kur ata të mbushin 42 vjec;
  2. 24 muaj për mbajtësit e licensës mbi moshën 40 vjec.
  • Çertifikatat mjekësore lëshohen, sic është e aplikueshme, në përputhje me dispozitat e  Urdhrit të Ministrit Nr. 262, datë 28.06.2019, “Për miratimin e Rregullores për kërkesat teknike dhe procedurat administrative në lidhje me ekuipazhin ajror të aviacionit civil” e cila transposon Rregulloren e BE-së   (EU) 1178/2011.

 

               2. Ekuipazhi I kabinës

  • Ekuipazhi i kabinës duhet t`i nënshtrohet ekzaminimit aeromjekësor në mënyrë që të konfirmojnë që nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje fizike apo psikike që të mund t`i bëjë të paaftë në kryerjen e detyrave në bord.
  • Ekuipazhi i kabinës duhet t`I nënshtrohet ekzaminimeve aeromjeksore përpara fillimit të punës dhe duhet t`I nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore për rinovim një herë në 60 muaj, si afat maksimal.
  • Ekzaminimet mjeksore duhet të kryhen nga një mjek AME, AeMC, ose OHMP.
  • Certifikatat mjekësore lëshohen, sipas aplikimit, në përputhje me dispozitat e Urdhrit të Ministrit Nr. 262, datë 28.06.2019, “Për miratimin e Rregullores për kërkesat teknike dhe procedurat administrative në lidhje me ekuipazhin ajror të aviacionit civil” e cila transposon Rregulloren e BE-së   (EU) 1178/2011.

 

               4-5-6. PILOT TË PARAGLAJDIT , PILOTË TË DELTAPLANIT PILOTË TË AVIONIT ULTRA TË LEHTË.

  • Pilotët e Paraglajdit, hang glidit dhe avionëve Ultra të lehtë duhet të mbajnë një certifikatë mjeksore Klasa 2 të lëshuar në përputhje me dispozitat e Urdhrit të Ministrit Nr. 262, datë 28.06.2019, “Për miratimin e Rregullores për kërkesat teknike dhe procedurat administrative në lidhje me ekuipazhin ajror të aviacionit civil” e cila transposon Rregulloren e BE-së   (EU) 1178/2011.
  • Përshtashmëria Mjeksore përfshin përputhjen me kërkesat e shëndetit fizik dhe mendor, kërkesat e shikueshmërisë dhe perceptimit të ngjyrave si edhe kriteret e të dëgjuarit.
  • Përshtashmëria Mjeksore vlerësohet në bazë të ekzaminimeve të kryera nga Qendra Aeromjeksore (AeMC) dhe mjeku AMEÇertifikata Mjeksore Klasi 2 do të jetë e vlefshme :
  • 60 muajsh për mbajtësit e licenses nën 40 vjeç. Certifikata mjekësore e lëshuar nën moshën 40 vjec do të skadojë kur mbajtësi të jetë 42 vjeç;
  • 24 muaj për mbajtësit e licensave ndërmjet 40 dhe 50 vjeç. çertifikata mjekësore e lëshuar për mbajtësit nën moshën 51 vjeç do të skadojë kur mbajtësi të mbushë 51 vjec.
  • 12 muaj për mbajtësit mbi 50 vjeç