LIÇENCIMI I PERSONELIT

 

Bazuar në Ligjin Nr. 96/2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë” dhe Ligjn Nr.53/2022 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil”, Autoriteti i Aviacionit Civil (shkurt AAC) është përgjegjës për liçensimin e personelit të aviacionit civil në Republikën e Shqipërisë.

Çdokush që dëshiron të bëhet pilot Aeroplani, Helikopteri, Planeri, Balone, Avioni ultra -të-lehtë ose Paraglajdi, Deltaplani, etj. duhet të kalojë një cikël trajnimesh dhe ekzaminime të parashikuara qartë nga rregulloret në fuqi .

AAC-ja është përgjegjëse për lëshimin, vleftësimin, pezullimin dhe revokimin e këtyre liçencave.