REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE 2024

Nr. Rendor Data e kërkesës Objekti i kërkesës Data e Përgjigjes Përgjigje Mënyra e përfundimit të
kërkesës
Tarifa
1 2.1.2024 Sot, me 2 Janar 2024 mu konfiskua një litar kërcimi në kontrollin e sigurisë para se të nisesha për Londer Stansted me fluturimin
Ryanair të 11:10. Kur kërkova të njihesha me rregulloren mbi të cilën u mbështet vendimi për konfiskim, nuk mu dha asnjë referencë apo vend ku mund ta lexoja. Mu dha shpjegim
verbal pse litarët mbi 3 metra të gjatë nuk lejohen, shpjegim të cilin e kuptoj. Punonjësit e aeroportit ishin shumë të sjellshëm dhe nuk kam ankesë për ta. Telefonova numrin
e aeroportit në +355697081800 dhe më njoftuan se nuk ka rregullore të shkruar që pasagjeri mund të lexojë, por këtë mund ta ketë Autoriteti i Aviacionit Civil, prandaj po ju
shkruaj. Dëshiroj të njihem me rregulloren që të mos marr materiale të palejuara në të ardhmen. Besoj nuk jam udhëtari i parë apo i vetëm që “thyen” një rregullore të pashkruar.
Dua të evitoj të më konfiskohet diçka tjetër në të ardhmen sepse nuk kam respektuar rregulloren që nuk kam ku ta lexoj.
Moslejimi i litarit të kërcimit nuk është një praktikë e qartë, e parashikueshme, që aplikohet në çdo aeroport sepse në Londër Stansted ma kanë lejuar në cabin baggage.
3.1.2024 Ne vijim te kerkeses, me poshte eshte linku qe permban listen e artikujve te ndaluar per transport nga pasagjeret, e publikuar ne faqen e Autoritetit te Aviacionit Civil: Informacion për Pasagjeret | AAC (shiko pajisjet sportive dhe arte marciale) Kjo eshte lista baze, pasi mund te kete artikuj apo sende qe ndalohen po nuk jane specifikuar, p.sh nuk jane listuar te gjithe veglat e punes, por vetem kategorite kryesore.

Gjithashtu edhe praktika mund te jete e ndryshme ne aeroporte te ndryshme, duke pasur ne konsiderate edhe teknologjite qe perdoren (p.sh. se shpejti ne Britanine e Madhe sasia e lengjeve te lejuara do jete me shume se 1 liter, nga sa eshte aktualisht ne aeroportet e Europes).

Persa i perket pajisjes se ndaluar, eshte vleresimi i bere prej agjentit te sigurise per rrezikun potencial. Gjithsesi kjo pajisje mund te merret nga personi apo famijar i tiji ne zyren e sigurise ne
aeroport, pasi nuk hidhen por i kthehen pasagjerit.

E plotë Nuk ka
2 11.1.2024 Kerkese per ndertim objekti ne njesine strukturore QB/UB84, me kategori perdorimi lE.lndustri dhe Ekonomi qe njekohesisht ndodhen ne zonen
buffer te aeroportit, sipas PPV se Bashkise Korce, miratuar me vendim 07, date 08.02.2017 te KKT-se.
26.1.2024 Në përgjigje të kërkesës së ardhur nëpërmjet postës elektronike në të cilën kërkohet mendimi i AAC-së në lidhje me zhvillimin e dy objekteve magazinë për
nevoja të aktivitetit në pasuritë 120/13 dhe 120/17 në ZK. 1310, adresë fshati Bulgarec, Bashkia Korçë, ku sipas shpjegimeve tuaja, ky propozim për zhvillim ndodhet në njësinë strukturore QB/UB84 me kategori perdorimi lE.lndustri dhe Ekonomi dhe njëkohësisht ndodhet edhe në buffer zonë të aeroportit sipas Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Korçë miratuar me Vendim nr.07 datë 08.02.2017 të KKT-së, i ndryshuar.

Për sa ju kërkoni, sqarojmë se: Në mbështetje të Ligjit nr.96/2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, Urdhrit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Nr.130, datë 9.11.2012 “Për miratimin e rregullores për certifikimin dhe regjistrimin e aerodromeve civile në Republikën e Shqipërisë, si dhe detyrimet dhe përgjegjësitë e operatorëve të aerodromeve”, aerodromi/ fusha e aviacionit, e ndodhur në Lumalas, të cilës i referoheni, nuk është në regjistrin e aerodromeve të certifikuara nga AAC si rrjedhoje për këtë aerodrom/fushë aviacioni nuk ka ende një projekt të finalizuar të pistës dhe faciliteteve të tjera.
Megjithatë, nga vlerësimet paraprake, të përafërta të kryera nga AAC, vlerësojmë se pasuria e propozuar për zhvillim pozicionohet brenda zonës së brendshme tranzite. Referuar komunikimeve me ju mbi lartësinë
paraprake të projekt propozimit, ku u bëmë me dije se lartësia maksimale e objektit do të jetë 6.0 m, u vlerësua se ky objekt nuk penetron në sipërfaqen e vlerësuar paraprakisht si zonë e mbrojtur të zhvillimit të ardhshëm të aeroportit.

Për sa më lart, Bashkia Korçë mund të vijojë shqyrtimin e mëtejshëm të propozimit në zbatim të legjislacionit në fuqi, sipas përcaktimeve të Planit të Përgjithshëm
Vendor Bashkia Korçë dhe Planit të Përgjithshëm Kombëtar 2015-2030.

E plotë Nuk ka
3 16.1.2024 Producent për një projekt me shtëpinë e prodhimit Warner Bros. Momentalisht, jemi duke punuar për një reality show që viziton shumë vende në Europë. Për një episod të
veçantë të këtij show, kemi nevojë të organizojmë një udhëtim me seaplane nga Liqeni i Shkodrës për në Dubrovnik për 12 pjesëmarrës.Nuk kam hasur asnjë agjensi që ofron këtë shërbim dhe mendova të pyes juve
nëse kjo është diçka e lejueshme në Shqipëri, apo nëse keni dijeni për ndonjë operator që ofron këtë lloj shërbimi.
17.01.2023 Ne Republiken e Shqiperise nuk eshte e regjistruar/aprovuar asnje organizate/operatore/individe i cili ofron nje sherbim te tille.

Per me teper RSH nuk ka nje legjislacion te transpozuar COMMISSION IMPLEMENTING REGULATION (EU) 2018/1976 of 14 December 2018 laying down detailed rules for the operation of sailplanes pursuant to Regulation (EU)
2018/1139 of the European Parliament and of the Council. Shqiperia ka vetem provisions te Basic Regulation lidhur me kategorite perkatese.
Nese aplikanti kontrakton nje organizate/operatore/individe qe ofron nje sherbim te tille, te huaj, atehere organizata/operatori/individi duhet te ndjeke proceduren e marrjes se lejes se fluturimit, duke komunikuar ne adresen info-trafficrights@acaa.gov.al

E plotë Nuk ka
4 24.1.2024 Kerkese nga nje gazetar
1. A ka ndonjë arsye pse nuk janë zyrtarizuar dhe nuk janë publikuar si rrugë në AIP Albania? Nëse po cilat janë arsyet kryesore?

2.A pritet të publikohet diçka e tillë në AIP-në tuaj? Nëse po kur?

3.A ka ndonjë shpjegim logjik që disa herë janë promovuar rrugët ajrore?

4. A mund të na konfirmoni se ato janë në shfrytëzim taktik dhe të na tregoni se cfarë nënkupton kjo?

30.1.24 1. Konstatimi juaj eshte i pasakte. Ne muajin Korrik 2023, ne AIP (Aeronautical Information Publication) te Republikes se Shqiperise ne piken 8.7
Shqiperia ka futur ne force proceduren per uljet dhe ngritjet nga Aeroporti i Prishtines. Sipas ketij dokumenti pika ARBER perdoret per te hure ne Kosove dhe pika KUKAD per te dale nga Kosova per
avionet qe ngrihen prej andej.
1.1 Shikoni pergjigjen e pikes 1
2. Nuk e kuptojme kete pyetje. Ju lutem shtjellojeni me shume
3. Keto rruge jane ne perdorim jo per qellime taktike, por per qellime te planizimit te planit te fluturimit.
Qellime taktike perdoren ne rastet kur rruget ajrore jane te paplanizueshme dhe taktikisht mund te fluturojne direkt bazuar ne koordinimin paraprakt te qendrave fqinje te kontrollit taktik.
E plotë Nuk ka
5 26.1.2024 Kerkese ne lidhje me nje dhurate me materjal REZINE me madhesi 35 cm dhe dua ta dergoj ne itali !! a me lejohet ta marr ? 30.1.24 Ne vijim te kerkesës per informacion ne lidhje me transportin e rezines nepermjet ajrit, parimisht kjo lende lejohet, por me kusht qe:
1-Mos jete resine e djegshme apo korrozive;
2-Te transportohet vetem ne bagazh hambari (checked baggage);
3-Sasia te jete e limituar, 5 – 7 kg maksimumi.
Po ashtu, eshte e keshillueshme edhe te konsultohet kompania ajrore me te cilen fluturoni pasi ndodh qe kompani te ndryshme mund te kene kufizime te ndryshme nga njera tjetra.
E plotë Nuk ka
6 29.1.2024 Pyetje nga nje Gazetar
1.Çfarë nënkuptoni me rishikim të kontratës koncensionare me Aeroportin e Rinasit, ulje të viteve të
koncesionit apo shtyrje të viteve të kontratës?
2.A mendoni se duhet ta marrë shteti në menaxhim Aeroportin e Rinasit?
3.A e keni parë mundësinë që të ulet koha e koncesionit?
4.A janë bërë të gjitha investimet e parashikuara në kontratë?
1.2.2024 1-Rishikimi I kontrates nuk nenkupton prekjen e afatit kohor te saj, pasi kjo nuk eshte ne tagrin e Autoritetit te Aviacionit Civil apo te drejtuesit te saj. Me rishikim te kontrates nenkuptohen elemente te kontrates qe nuk jane reflektuar ne kontraten aktuale apo qe kane ndryshuar statusin per shkak te dinamikes si me poshte:
Mbajtja e performances se sherbimit te aeroportit ne kushtet ku aeroporti ka kaluar ne grupin e aeroporteve me mbi 5 milion pasagjere dhe me tendence per te shkuar ne mbi 10 milion pasagjere ne 5 vitet e ardhshme. Kjo performance duhet te reflektohet ne:
Rritjen e kapaciteteve infrastrukturore (vendqendrim avioni, rruget lidhese me pisten, zgjerim I terminalit sipas standarteve te IATA qe I perkasin rritjes se numrit te pasagjereve.
Mbajtjen e performances se sherbimit ndaj pasagjerit ne zonen e check in, security, kontrollin e pasaportave, marrjen e bagazeheve dhe zonen e pritjes ne departure)
Akomodimin pa vonese te rritjes se Trafikut duke kerkuar monitorimin e fluksit te operimeve nepermjet sistemit A-CDM
Rritjen e nivelit te investimit ne aeroport duke u reflektuar ne anekset respective te kontrates, Sipas Autoritetit te Aviacionit Civil ekziston nje rrezik qe nese investimet e kryera jashte kontrates nuk reflektohen mund te qelloje qe kontraktori te kerkoj rimbursim te ketyre investimeve kur marrveshja koncensionare te perfundoje (Rishikimi I kontrates koncensionare mundeson kontrollin e rriskut ne nje rast te tille)
2-Forma e menaxhimit te Aeroportit nuk eshte ne kompetencen e Autoritetit te Aviacionit Civil, pasi Aeroporti sipas rregulloreve ne fuqi duhet te jete I ndare nga enti rregullues e mbikqyres per te shmangur konfliktin e interesit. AAC kerkon nga Aeroporti, pavaresisht formes se menaxhimit:
Te veproje ne perputhje me Aneksin 19 te ICAO (Sistemin e menaxhimit te sigurise ne operim)
Te veproje ne perputhje me rregulloren UM 170/2022
Te kete nje sistem cilesie dhe perputhshmerie
Te siguroje kapacitetet infrastrukturore dhe njerezore per te perballuar pa vonesa dhe ne menyre te sigurte kerkesat ne rritje te operatoreve ajror
Te kete nje staf operacional kompetent dhe te trajnuar
Te siguroje sherbimin zjarrfikes ne perputhje me kategorine e aeroportit
Te veproje ne perputhje me planin kombetar te sigurise
Te kete nje Masterplan te updatuar per zhvillimin e aeroportit
3- Shikoni pergjigjen e dhene ne piken 1
4-Po. Te gjitha investimet jane kryer ne perputhje me kontraten ne force, madje disa prej tyre jane kryer perpara afatit te percaktuar me qellim sigurimin e kapaciteteve te kerkuara per te perballuar rritjen e fluksit te pasagjereve dhe levizjes se avioneve
E plotë Nuk ka
7 30.1.2024 Qytetari eshte i interesuar per praktike piloti. Dua te di ofrohet si sherbim ? Akademi apo dicka dhe sa eshte kostoja? 7.2.2024 Disa opsione mund të jenë:
Mund të regjistroheni në një akademi piloti të specializuar, ku do të keni trajnime teorike dhe praktike nga instruktorë të profesionalizuar.
Shkollat private të fluturimeve ofrojnë trajnime të personalizuara për studentët. Në disa raste, mund të zgjidhni një program të adaptuar sipas disponueshmërisë tuaj.
Disa universitete ofrojnë programe studimore në aviacion dhe pilotim. Kjo mund të jetë një rrugë e mirë për ata që duan të kombinojnë studimet akademike me trajnimin e pilotit.
Për sa i përket kostos, ajo varet nga shkolla, vendi, dhe programi i trajnimit.
Aktualisht në Shqipëri nuk ekziston asnjë shkollë apo akademi trajnimi e licencuar për pilotë. Në këto kushte ju mund të drejtoheni në shkolla apo akademi të vendeve të tjera dhe kryesisht atyre europiane. Nëse ju synoni të pajiseni me licencë piloti shqiptare, shkolla apo akademia (organizata e trajnimit) që do të zgjidhni për të kryer trajnimin duhet të jetë aprovuar/pranuar paraprakisht nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar.
Për të marrë informacion të saktë dhe të përditësuar, ju rekomandojmë të kontaktoni direkt akademitë e pilotit, shkollat private të fluturimeve, apo universitetet që ofrojn programe në këtë fushë.
Ata do t’ju jepnin detaje të plota rreth shërbimeve, orarit, dhe kostos së trajnimit të pilotit.
E plotë Nuk ka
8 30.1.2024 Gazetari shtron kerkesen me poshte
1. Sa është numri total i fluturimeve të bëra nga aeroporti i Ndërkombëtar Nënë Tereza
në vitin 2023?

2. Sa është numri i fluturimeve të shtyra përgjatë vitit 2023, pra që nuk janë realizuar në
datën e parashikuar, sipas kompanive ajrore (na vini në dispozicion listën me emrat e
kompanive që kanë pasur shtyrje)?

3. Sa është numri i fluturimeve përgjatë vitit 2023, që janë shtyrë për disa orë, pra
fluturimi ka nisur me vonesë, sipas kompanive (na vini në dispozicion listën me emrat e
kompanive që kanë pasur vonesa)?
– Cilat kanë qenë arsyet kryesore të shtyrjeve apo vonesave të fluturimeve vjet?

4. Sa është vlera e dëmshpërblimeve të dhëna vjet nga kompanitë për vonesa në
fluturime apo anulim të fluturimeve? (Lista e kompanive dhe e dëmshpërblimeve)

5. Sa ankesa kanë bërë qytetarët për kompanitë që nuk kanë respektuar oraret?

6. A parashikohet të ketë vonesa edhe këtë vit në fluturime? Nëse po, për cilat arsye?

7. A mund të na jepni më shumë informacion mbi certifikimin e avionëve të NATO-s, që
do të bëhet në Shqipëri? Kur nis procesi, si do të zhvillohet, çfarë përfitojmë, a ka kosto
financiare etj…?

8- Sa fluturime janë bërë që nga aeroporti i Kukësit gjatë viteve 2021,2022 dhe 2023,
dhe drejt cilave destinacioneve?

8.2.2024 Përgjigjia Nr.8 E plotë Nuk ka
9 2.2.2024 GAZETARI CITON
Ju kujtojmë se rasti i Z. X dhe Z.Y është i njohur nga ju dhe njësia e të drejtave të pasagjerëve, të cilën ky pasagjer e ka njoftuar dhe vënë gjithmonë në dijeni në mail-et, në korrespondencën prej më shumë se 1-viti me subjektin ndërmjetësues Vidora LLC.
Duke qënë se ky rast nuk ka marrë ende një zgjidhje, edhe pasi pasagjeri i ka drejtuar ankesën AAC për kompaninë WizzAir (transportuesin Ajror), lutemi na thoni se sa kohë zjat kthimi i përgjigjes në lidhje me këtë ankesë nga komunikimi i AAC-së me transportin Ajror (WizzAir) në raport me kuadrin ligjor?
Dhe nëse mbas këtij komunikimi ju keni një përgjigje nga TA, lutemi na vini në dispozicion një kopje të saj.
Në pritje të një përgjigjeje dhe zgjidhjeje sa më të shpejtë nga ju.
13.2.2024 Në përgjigje të kërkesës suaj ju bëjmë me dije se, Autoriteti i Aviacionit Civil ka komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me operatorin ajror Wizz Air, i cili pas rishqyrtimit të ankesës së Z. X dhe Z.Y, ka miratuar kompensimin përkatës për to referuar EC. Reg 261/2004 transpozuar me Udhëzimin e Ministrit Nr.1 datë 26.2.2013 “Për kompensimin dhe asistencën e pasagjerëve në rastin e mospranimit në bord të avionit dhe anulimit ose vonesës gjatë fluturimeve”.
Kompensimi do të kalohet në llogarinë bankare të agjencisë së udhëtimeve “Vidora”, e cila është dhe pala përfaqësuese e pasagjereve Bregu për këtë ankimim.
E plotë Nuk ka
10 3.2.2024 Gazetari Pyet
Nisur nga raporti i Tirana International Airport, se përgjatë 2023, nga dhe drejt Rinasit kanë fluturuar 7.25 milion pasagjerë, kërkojmë prej jush informacion të detajuar për fluturimet e anulluara dhe vonesave të gjata për linjat kryesore si: Wizz Air, Air Albania, Albawings, Lufthansa dhe Ryanair.
Ju lutem informacioni nevojitet i specifikuar për secilin operator veçmas bazuar mbi praktikën e AAC për vonesat e gjata dhe anullimet.
Njëkohësisht në bazë të këtyre shifrave, kërkojmë prej jush të informohemi, se sa pasagjerë kanë qenë të afektuar nga këto anullime dhe vonesa dhe sa prej tyre janë asistuar apo kompensuar. sipas ligjit
13.2.2024 Përgjigjia Nr.10 E plotë Nuk ka
11 9.2.2024 Kerkese per info nga nje institucion 13.2.2024 Vendosur ne dispozicion E plotë Nuk ka
12 15.2.2024 Kerkese per info nga nje qytetar Përgjigjia Nr.12 E plotë Nuk ka
13 23.2.2024 Ju lutem, a mund të më informoni nëse vendosja e paneleve anash pistës së aeroportit është e lejuar, aq më tepër për një gjatësi 1-2 km?
E dyta, a ka një tjetërsim të aeroportit të Kukësit që ajo tokë të kthehet në një aktivitet tjetër biznesi? A ka një leje të posaçme nga ju që të kthehet në një stacion fotovoltaik?
E treta, a është bllokuar licenca e aeroportit të Kukësit, apo mbyllur totalisht?
29.2.2024 Përgjigjia Nr.13 E plotë Nuk ka
14 27.2.2024 Në kuadër të zbatimit të projektit “WeLead: EU Scheme for Young Professionals in the Western Balkans”, projekt 4 vjeçar i mbështetur
nga EU dhe zbatuar nga CEF, dhe hartimit të një policy paper, lutem më informoni mbi të dhënat më poshtë.
1 A keni program të dedikuar për punësimin e talentit në institucion?
2 Si është raporti i vlerësimit të performancës të punonjësve të larguar në periudhën 2019-2023?
05.03.2024 Përgjigjia Nr.14 E plotë S’ka
15 12.03.2024 Cila është kompania që ka numrin më të madh të vonesave? Cila është kompania që ka numrin më të madh të anulimit të fluturimeve?

Sa pasagjerë kanë qenë të afektuar nga këto anullime dhe vonesa të gjata dhe sa prej tyre janë asistuar apo kompensuar?

Në raste vonesazh apo anulimesh, a kanë ndjekur kompanitë në fjalë të gjitha pikat që parashikon ligji kundrejt pasagjerëve?
(Shembull: Ushqim dhe pije freskuese; akomodim në hotel; transporti ndërmjet aeroportit dhe vendit të akomodimit; e drejta e rimbursimit)

Në rast se jo, cilat kompani nuk kanë qenë koherente me ligjin? Si është vepruar kundrejt tyre, çfarë masah janë marrë?
25.03.2024 Përgjigjia Nr.15 E plotë S’ka