Të Përgjithshme

Pasagjerët këshillohen që të informohen para fluturimit përbagazhet, sendet e ndaluara dhe informacione të tjera të dobishme lidhur me dokumentacionin e tyre të udhëtimit.

Ju lutemi të informoheni, pasi secila kompani ajrore mund të ketë rregullat e tyre shtesë të përcaktuara në kushtet e përgjithshme të transportit; prandaj ju këshillojmë t’i lexoni ato me kujdes përpara udhëtimit tuaj.

Të drejtat e pasagjerëve në Republikën e Shqipërisë mbrohen në përputhje me legjislacionin e mëposhtëm:

  • Ligji Nr. 10 040, datë 22.12.2008, Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar (Nënkreu VI “Përgjegjësia dhe të drejtat e pasagjerëve”, nenet 138, 139, 140 dhe 141).
  • Rregullore (EC) 261/2004 e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 11 shkurtit 2004 që përcakton rregullat e përbashkëta për kompensimin dhe asistencën e pasagjerëvenërast të mospranimit në bord, të vonesës së gjatë dhe anullimit të fluturimit.
  • Rregullore (EC) 1107/2006 lidhur me të drejtat e invalidëve dhe personave me aftësi të kufizuara lëvizëse kur udhëtojnë nëpërmjet ajrit.
  • Rregullore(EC) 2027/97 e Këshillit në 9 nëntor 1997 mbi përgjegjësinë e transportuesit ajror në lidhje me transportin ajror të pasagjerëve dhe bagazheve të tyre.
  • Udhëzimi i Ministrit Nr. 1, datë 26.02.2013, “Për kompensimin, asistencën e pasagjerëve në rastin e mospranimit në bord të avionit dhe anullimit ose vonesës gjatë fluturimeve”.
  • Urdhër i Ministrit Nr. 329, datë 22.12.2014 , Për miratimin e Rregullores “Për të drejtat e invalidëve dhe personave me aftësi të kufizuara lëvizëse kur udhëtojnë nëpërmjet ajrit”.
  • Urdhër i Ministrit Nr. 85, datë 09.09.2011, Për miratimin e Rregullores “Për përgjegjësinë e transportuesit ajror në lidhje me transportin ajror të pasagjerëve dhe bagazheve të tyre”.

Gjithashtu si baze ligjore e funksionimit se drejtorise mungojne rregulloret e mëposhtme qe mendoj se duhen shtuar :

  • Udhëzim Ministri Nr.17 datë 02.09.2010, ”Mbi rregullat e zbatueshme të operimit në fushën e shërbimeve ajrore”, ndryshuar nga Udhëzimi Nr.14 datë  09.09.2011 – që transpozon Eu regulation 1008/2008
  • Urdhër  Ministri Nr.83 datë 09.09.2011 “Për caktimin e funksionimit të koordinimit të sloteve apo rregullimit të orareve në aeroporte
  • Udhëzim Ministri Nr.17 datë 28.09.2011 “Për organizimin e kohës së punës të puntorëve të lëvizshem në aviacionin civil “, që tranpozon Direktiven EC 2000/79
  • Urdhër Ministri  Nr.84 datë 09.09.2011 “Për miratimin e rregullores “Për organizimin e proçesit të alokimit të sloteve në aeroporte”, që transpozon Eu regulation no 95/93
  • Udhëzim Ministri  Nr. 96, datë 04.06.1996 ,“Për rregullat për fluturimet charter dhe taksi për dhe nga Shqipëria”