LISTA E TRANSPORTUESVE AJRORË TË CILËVE U NDALOHET OPERIMI

 
Bashkimi Evropian me synimin për të përforcuar sigurinë në operim ka hartuar dhe përditëson listën e transportuesve ajrorë që i ndalohet operimi në Shqipëri, komunitetin evropian dhe në vendet e ZPEA-së.

Çfarë detyrimesh ka Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) në lidhje me këtë listë dhe si e zbaton?

Nëpërmjet Urdhrit nr.77, datë 17.7.2012 të Ministrit “Për miratimin e rregullores mbi kriteret e përbashkëta për përcaktimin e një liste të BE-së për tranportuesit ajrorë, të cilëve u ndalohet operimi brenda BE-së dhe ZPAE-së, si dhe mbi informimin e pasagjerëve për identitetin e këtyre tranportuesve ajrorë”, AAC ka marrë masat për të mos lejuar operimin e këtyre transportuesve ajrorë nëpërmjet monitorimit të herëpashershëm të listës, mos lëshimin e lejeve të fluturimit për keta operatorë, si edhe nëpërmjet njoftimit të përditësuar të kësaj liste pasagjerëve që udhëtojnë me transportin ajror.

Cilat janë shtetet që bëjnë pjesë në ZPEA? 

Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Ceke, Danimarka, Estonia, Finlanda,  Islanda, Norvegjia, Zvicra, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Shqipëria, Kosova, Bosnja Herzegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i zi dhe Serbia.

Si duhet të kujdeseni në mënyrë që të jeni në dijeni të kësaj liste dhe të shmangni udhëtimet me operatorët që u është ndaluar operimi?

  1. Hyni në faqen e AAC dhe klikoni linkun  https://transport.ec.europa.eu/transport-themes/eu-air-safety-list_en. Aty do të gjeni të përditësuar listën e operatorëve që u është ndaluar fluturimi.
  2. Këtë informacion do të mund ta gjeni edhe në faqet zyrtare të operatorëve ajrorë (Air Albania, Albawings) dhe aeroporteve vendase.
  3. Nëse keni paqartësi mbi këtë listë  shkruani në info-trafficrights@acaa.gov.al duke vendosur edhe numrin tuaj të kontaktit dhe do të merrni përgjigje në kohë reale me e-mail ose me telefon.
  4. Kur rezervoni biletën tuaj kontrolloni që të jeni në dijeni të tranportuesit ajror dhe pyesni agjencinë, operatorin, ndërmjetësin etj kur keni dyshime.
  5. Ju keni të drejtën të trajtoheni me bazën rregullatore të të drejtave të pasagjerëve nëse vonesa, anullime, refuzim të bordit etj ndodhin si rrjedhojë e ndalimit të operimeve për atë transportues ajror. Në një rast të tillë ankesën tuaj nevojitet ta drejtoni tek pax@acaa.gov.al 

 

Mbani parasysh që në këtë listë operatorët ajrorë hyjnë dhe dalin, sipas përmirësimeve dhe përmbushjes së kritereve të përcaktuara për sigurimin e tyre në operim.