ANKIMIMI TEK AUTORITETI I AVIACIONIT CIVIL DHE DOKUMENTACIONI
Gjithmonë mbani parasysh që ankimi fillestar nevojitet të bëhet pranë kompanisë ajrore e nëse nuk merrni përgjigje nga to brenda një periudhe 6 javore atëherë përcillni këtë ankesë në adresën pax@acaa.gov.al nëpërmjet plotësimit të formularit përkatës sipas ankesës suaj (shiko seksionin FORMULARËT E ANKESAVE).
Përveç ankesës AAC/Sektorit të të Drejtave të Pasagjerëve i nevojitet edhe dokumentacioni i mëposhtëm:
- Bileta origjinale e udhëtimit ose kodi i prenotimit në rast të blerjes nga interneti
- Fotokopje e pashaportës
- Informacion i plotë mbi llogarinë bankare mbi: emri dhe adresa e bankës, numri i llogarisë, kodi swift në rast të një llogarie bankare të huaj, emri dhe mbiemri i titullarit të llogarisë bankare e çdo informacion shtesë që mund të kërkohet nga Sektori i të Drejtave të Paasagjerëve në AAC. Mbani në vemendje që nëse do të caktoni dikë tjetër të ndërmarrë veprime ankimuese në emrin tuaj, atëherë duhet që ju t’i keni lëshuar paraprakisht një prokurë këtij personi.