HUMBJA E NJË FLUTURIMI

 
Çfarë duhet të kem parasysh nëse humbas fluturimin tim?

Më poshtë do të gjeni informacion se çfarë mund të bëni nëse humbisni fluturimin tuaj për shkak të radhëve të gjata në kontrollin e sigurisë.

Nëse humbisni një fluturim për shkak të radhëve të gjata në kontrollin e sigurisë, edhe pse keni mbërritur në aeroport në kohë, nuk ka gjasa që një kompani ajrore t’ju paguajë kompensim ose ta konsiderojë veten të detyruar t’ju ofrojë një fluturim alternativ falas. 

Ne do t’ju rekomandonim që të kontaktoni përfaqësuesin e kompanisë tuaj ajrore, për t’ju ndihmuar të rezervoni një fluturim alternativ, por kini parasysh se mund t’ju duhet të paguani ekstra për ta bërë këtë gjë.

Nëse gjatë rezervimit të biletës tuaj, keni zgjedhur të paguani paketën që parashikon këto raste, kontaktoni ofruesin tuaj të sigurimit për të parë nëse shpenzimet tuaja janë të mbuluara dhe sigurohuni që të ruani faturat për to.

Çfarë mund të bëni për të mos e humbur fluturimin tuaj?

Sigurohuni që të planifikoni udhëtimin tuaj paraprakisht dhe të ndiqni këshillat e kompanisë ajrore për të arritur në kohën më të mirë të mundshme në aeroport.

Mund të gjeni më shumë informacion se si të planifikoni më mirë udhëtimin tuaj në Seksionin tonë të dedikuar “Përpara se të udhëtoni kini parasysh”.