Raportimi i ngjarjeve

 

Monitorimi i sigurisë së aviacionit është pjesë integrale e funksioneve të ushtruara nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë.
Duke monitoruar nivelet e sigurisë në industrinë e aviacionit, AAC-ja mund të masë nëse rreziqet e sigurisë janë duke u vlerësuar në mënyrë të duhur dhe të identifikojë fushat në të cilat mund të përmirësohet siguria.

Raportimi i ngjarjeve kontribon në masë të madhe në identifikimin reaktiv dhe proaktiv të rreziqeve të sigurisë dhe ndikon në përmirësimin e masave të sigurisë.
Sistemi i raportimit ka të bëjë me njoftimin e AAC-së nga personat dhe organizatat për incidentet që përfshijnë ndonjë mjet ajror, operacion të mirëmbajtjes, aerodrom ose hapësirën ajrore.

Këto informacione paraqesin kontribut shumë të çmueshëm në identifikimin e rreziqeve të mundshme të sigurisë.
Qëllimi i raportimit të ngjarjeve është përmirësimi i sigurisë ajrore duke garantuar që të dhënat përkatëse mbi sigurinë të raportohen, mblidhen, ruhen, mbrohen dhe shpërndahen.

Qëllimi i vetëm i raportimit të ngjarjeve është parandalimi i aksidenteve dhe incidenteve dhe jo përcaktimi i fajit apo i përgjegjësisë.

Raportimet e ngjarjeve trajtohen në mënyrë konfidenciale për të pasur raportim të plotë dhe të lirë nga komuniteti i aviacionit dhe për të mbrojtur identitetin e individit, në përputhje me Rregulloren Nr. 68, Datë: 10.06.2011 “Për Raportimin e Ngjarjeve në Aviacionin Civil”.

Rregullore Nr. 68, datë, 10.06.2011 “Për Raportimin e Ngjarjeve në Aviacionin Civil”