Zhvillimit të Transportit Ajror

Trafik Rights Schedule

 

 Përgjatë këtij muaji do te miratohen dhe publikohen kërkesat e Kompanive Ajrore per fluturime te rregullta qe operojne ne Aeroportin Nene Tereza per Sezonin Dimeror 2013/2014.

 

Passanger Rights

 

 Udhëzuesi për Te Drejtat e Pasagjerit Qe ka zgjedhur Transportin Ajror mund te gjenden ne Aeroportin ‘’Nene Tereza’’ ne gjuhen shqip dhe anglisht.

 

Ky udhëzues është ne përputhje me Ligjin Nr. 10040 date 22.12.2008 “Kodi Ajror i Republikës se Shqipërisë”, Kreu XI “Përgjegjësia dhe te drejtat e pasagjereve”, si dhe Udhëzimi Nr.17 , date 15.10.2008 “Për Kompensimin dhe asistencën e pasagjereve ne rastin e mospranimit ne bord te avionit dhe anulimit ose vonesës se gjate te fluturimeve”.

 

Autoriteti i Aviacionit Civil eshte organi pergjegjes per te garantuar respektimin e te drejtave te pasagjerit. Ne rast te mosrespektimit te te drejtave te tij, pasagjeri fillimisht duhet te paraqese ankesen prane kompanise ajrore. Ne rast te mungeses se përgjigjeve te përshtatshme per shkeljet e prezumuara, pasagjeri mund te paraqese ankim formal prane Autoritetit te Aviacionit Civlil.

 

Kompania Ajrore është e detyruar te informoje pasagjerin kur vërtetohen rastet e refuzimit te hipjes ne avion kundër dëshirës se pasagjerit; anulimit te fluturimit; vonesat e fluturimit.

 

Agjensite dhe Licensimi

 Njoftim:

 

 

 

Njoftojmë te gjitha Agjensitë Te Shitjes se Biletave Ajrore te paraqesin dokumentet pranë Autoritetit te Aviacionit Civil Shqiptar, Drejtorisë se Zhvillimit te Transportit Ajror për licencimin dhe rilicensimin e agjencisë se tyre.

 

Kërkesat do te shqyrtohen sipas Udhëzimit nr. 1389 te datës 04.05.2000 PER DHENIEN E LICENSAVE NE FUSHEN E TRANSPORTIT AJROR PER USHTRIMIN E AKTIVITETIT SI AGJENSI E SHITJES SE BILETAVE.  Ne zbatim te Nenit nr . 102, pika 4, te Kushtetutës se Republikës se Shqipërisë.

 

 

 

Kërkesat për Licencim te Agjensive te Shitjes se Biletave Ajrore:

 

Subjekt juridik shqiptar ose i huaj qe pretendon te marre një licence si Agjensi e shitjes se biletave ne fushën e transportit ajror, duhet te paraqesë pranë AAC dokumentat e mëposhtme:

  • Kërkesën zyrtare për licencim nga AAC.
  • Plan biznesin për aktivitetin ne fushën e transportit ajror, si Agjensi e shitjes se biletave ajrore.
  • Kontingjentin e punonjësve qe do te punësohen, nivel tekniko-profesional...
  • Aktin e Themelimit te subjektit, Statutin e Shoqërisë dhe Vendimin e regjistrimit ne Gjykatën e Rrethit si person juridik (ne te cilat te jete cilësuar aktiviteti si Agjensia e shitjes se biletave ne fushën e transportit ajror).
  • Dokumentat e identitetit te subjektit juridik shqiptar ose te huaj.
  • Dëshmi e penalitetit nga gjykata.

 

Te gjitha dokumentat duhet te jene origjinale. Ne rastet e personave me shtetësi te huaj, dokumentat duhet te vërtetohen nga administrata shtetërore e shtetit qe lëshon dokumentat dhe te noterizohen ne atë shtet. Këto dokumenta duhen përkthyer ne gjuhen shqipe dhe noterizuar nga nje zyre noterie publike.

 

 Subjektet qe kane bere kërkesën për licencim duhet te shoqërojnë kërkesën e tyre te depozituar ne AAC me dokumentacionin financiar te mëposhtëm:

  •  Vërtetimin e hapjes se llogarisë bankare , me një shume mbi 500000 lek ne një nga bankat shqiptare apo bankat e huaja , te licencuara nga Autoritetet Shqiptare për aktivitet ne te ushtruar ketë aktivitet ne Shqipëri.
  • Deklaratën për marrjen përsipër te dërgimit ne AAC te informacionit statistikor dhe kontabël.
  • Mandat arkëtimin e pagesës ne banke ne numrin e llogarisë se ACAA për lejen e ushtrimit te aktivitetit ne fushën e transportit ajror si Agjensi e shitjes se biletave.

 

 

 

DOKUMENTA PROFESIONALE

 

 Për te rritur cilësinë e shërbimit ndaj pasagjereve dhe për t’ju përgjigjur kërkesave te organizmave ndërkombëtar ne ketë drejtim, subjektet juridike duhet te shoqërojnë kërkesën e tyre me dokumentet profesional te mëposhtëm:

 

  • Certifikatën autentike qe vërteton kryerjen e kursit te IATA-s te personit te punësuar.
  • Dokumentin qe vërteton se Agjensia ka instaluar Sistem Rezervimi.

 

 

DOKUMENTA TE TJERA

 

Për te plotësuar kuadrin ligjor, ne përputhje me kërkesat qe shoqërojnë licencimet ne përgjithësi, subjekti juridik duhet te shoqëroje kërkesën e tij dhe me dokumentet e mëposhtme, te cilat i jepen për shqyrtim Organit Kompetent te Licencimit:

  • Gent-plani i vendosjes se zyrave te Agjensise ajrore, i miratuar nga ana e Bashkise.
  • Kontratat e punës se punonjësve te punësuar ne Agjensi.
  • Licenca për fillimin e aktivitetit jepet me afat 6 mujor.

 

 

Rilicensimi i Agjensive te Shitjes se Biletave Ajrore 

 

Për te kërkuar përsëritjen e licenses subjekti juridik është i obliguar te dorëzoje paraprakisht ne ACAA:

 

  • Kërkesën me shkrim për përsëritjen e licenses ( ku te jete përshkruar edhe aktiviteti i ushtruar nga momenti i licencimit fillestar ose nga licencimi i fundit)
  • Vërtetimin për shlyerjen e detyrimeve shtetërore te tatim-taksave për periudhën përkatëse.
  • Dokumentin e kontrollit te aktivitetit për periudhën nga licencimi i fundit, lëshuar nga Organi Zyrtar i Kontrollit te ACAA.
  • Mandat arkëtimin për pagesën e tarifës se rilicensimit, te bere ne numrin e llogarise se AAC.
  • Vërtetimin për marrëveshjet me Shoqerite Ajrore qe operojnë ne vendin tone, per shitjen e biletave ajrore.

 

Rilicensimi i Agjensive te shitjes se biletave ajrore pas mbarimit te afatit 6-mujor te licencimit fillestar, behet për një afat 1 (nje) vjecar.