VLEFSHMËRIA AJRORE

 

Vlefshmëria ajrore e një avioni është aftësia e avionit për të kryer fluturim të sigurtë.

Aktivitetet që sigurojnë vlefshmërinë ajrore të avionit ndahen në certifikimin dhe mbikëqyrjen e avionit,  certifikimin dhe mbikëqyrjen e organizatave dhe individëve të përfshirë në vazhdueshmërinë e vlefshmërisë ajrore dhe mirëmbajtjen e avionit.

 

VAZHDUESHMËRIA E VLEFSHMËRISË AJRORE

 

Për të garantuar që një avion është në kushte për operim të sigurtë, duhet të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme vlefshmëria ajrore e tij.

Në varësi të qëllimit të përdorimit të avionit, vazhdueshmëria e vlefshmërisë ajrore mund të menaxhohet nga:

  • Një linjë ajrore apo organizate individuale
  • Një pronar pilot

Linjat ajrore apo organizatat e veçanta të menaxhimit të vazhdueshmërisë së vlefshmërisë ajrore duhet të miratohen nga AAC.