Informacion pËr Pasagjerët
Informacion i përgjithshëm
 
 Të gjithë pasagjerët, bagazhet e tyre të hambarit dhe të kabinës duhet ti nënshtrohen skanimit përpara se të hyjnë në zonat e kufizuara të sigurisë. Skanimet bëhen në pikat e kontrollit me dorë, pajisjet e sigurisë dhe/ose me kombinimin e të dy metodave. Objektivat primare të kontrolleve të sigurisë janë të parandalojë:
 • Futjen e artikujve të ndaluar në zonat e kufizuara të sigurisë dhe në vijim në avion.
 • Akte të mundshme të ndërhyrjes së paligjshme (p.sh rrëmbimin e avionit, sabotazhin apo sulmin me pajisje eksplozive).
 • Listën e sendeve që nuk mund të merren në bordin e avionit mund ta gjeni në listën e artikujve të ndaluar, ndërsa bëni rezervimin dhe njiheni me kushtet e transportit ajror ndërkombëtar.
 • Pajisjet që përdoren gjatë kontrolleve të sigurisë nuk janë të dëmshme për pajisjet elektrike apo elektronike të pasagjerëve (p.sh: laptop, kamera, Ipod, celularë etj.
Lëngjet
• Për arsye sigurie transporti i lëngjeve në bagazhin e kabinës është subjekt i masave strikte gjatë kontrollit;
 • Lëngjet përfshijnë: xhel-et, pastat, locionet, miks lëngje/solid, pastat e dhëmbëve, xhel flokësh, pijet, shurup, materiale të presuara (pastë rroje, deodorant, etj
 • Vetëm lëngjet e mëposhtme mund të merren në bagazhin e kabinës dhe duhet të paraqiten në pikat e sigurisë:
 • Duty free në çantë/ qese të posaçme të mbyllura dhe të siguruara. Artikujt dhe faturat duhet të jenë të mbyllura brenda çantës së sigurisë që mundësohet në momentin e blerjes;
 • Lëngje në paketime më pak se 100 ml;
 • Medikamente dhe produkte të veçanta dietikësh. Ushqim për fëmijët;
 • Të gjithë lëngjet e tjera duhet të vendosen në bagazhet e hambarit;
 Rekomandime të dobishme
 Pasagjerët mund të kontribuojnë në kontrolle më të shpejta dhe efikase të sigurisë. Si?
 • Të përgatiten në kohë për fluturimin e tyre dhe të kenë marrë informacion për artikujt që nuk mund të merren në bordin e avionit;
 • Të paketojnë, në bagazhin e kabinës dhe atë të hambarit, vetëm sendet që janë në përputhje me listën e artikujve të ndaluar dhe rregullat per lëngjet dhe materialet e rrezikshme në mënyrë që të mos rrezikojnë mundësinë e ndalimit të fluturimit apo bllokimin e bagazhit;
 • Lëngjet që transportohen në bagazhin e kabinës (në paketime që nuk i kalojnë 100 ml) duhet të jenë vendosur në çanta plastike siç është specifikuar;
 • Të arrijnë në aeroport në një kohë të përshtatshme për të evituar vonesa të mundshme dhe stresin gjatë procedurave të nisjes;
 • N.q.s posedojnë armë zjarri, të raportohet menjëherë te personeli i check-in;
 • Kur përgatiten për kontrollin e pasagjerëve dhe të bagazheve të kabinës, të vendosin sendet metalike, orën, monedhat, dhe artikuj të tjerë të ngjashëm në bagazhin e dorës në mënyrë që të mos i humbasin ose harrojnë, ose të vendosen në koshat plastik, për kontrollin me rreze-X;
 • Kur përgatiten për kontrollin e pasagjerëve apo bagazheve të dorës, të nxjerrin qesen plastike me lëngje nga çanta e dorës;
 • Kur përgatiten për kontrollin e pasagjerëve apo bagazheve të dorës, të distancojnë nga bagazhi i dorës laptop-in dhe pajisjet e tjera elektronike dhe ti vendosin ato në koshat plastik në mënyrë që të kontrollohen në formë të ndarë;
 • Të heqin xhaketën ose pallton dhe ti vendosin në koshat plastik për kontroll të ndarë;
 • Të jenë të përgatitur për të hequr rripin e mesit dhe/ose këpucët dhe ti vendosin ato në koshat plastik për një kontroll të ndarë, n.q.s kërkohet nga agjenti i sigurisë;
 • Të ndjekin instruksionet e agjentëve të sigurisë.
Lista e artikujve të ndaluar
Lista e artikujve të ndaluar për bagazhet e kabinës (dorës)
 Pa paragjykuar zbatimin e rregullave të sigurisë teknike (safety), pasagjerët nuk janë të lejuar të mbajnë artikujt e mëposhtëm në zonat e kufizuara të sigurisë dhe në bordin e avionit;
Armët – armët e zjarrit dhe mekanizma të tjerë të armëve të rënda – objekte të afta, apo në dukje të afta, për të shkarkuar plumba ose për të shkaktuar plagë, duke përfshirë:
• të gjitha armët e zjarrit si: pistoleta, revolver, pushkë, pushkë gjahu;
 • armë lodër, kopje ose imitim i armëve të zjarrit ku gabimisht mund të konsiderohet si armë e vertetë;
 • pjesët përbërëse të një armë duke përjashtuar teleskopin largpamës;
 • ajër i kompresuar dhe armë me dioksid karboni si: pistoleta, saçme armësh, pushkë dhe armë me plumb/saçme;
 • pistoleta sinjalizuese ose të ketij lloji;
 • harqet, harqet kryq dhe shigjetat;
 • armë me fuzhnjë dhe armë me shtizë;
 • llastiqe dhe katapulte;
Mjete trullosëse – mjete të projektuara për të trullosur ose për të ngrirë duke përfshirë:
 • mjete dridhëse të tilla si: armë trullosëse, mjete paralizuese dhe shkopinj gome;
 • trullosës kafshësh dhe vrasës kafshësh;
 • kimikate që ndikojnë në aftesitë interaktive, gazra dhe spraj të tille si: spraj djegës, spraj piperi, gaz lotsjellës, spraj acid, dhe spraj kundër insekteve;
Artikuj me majë ose me tehë të mprehta të aftë për të shkaktuar plagë serioze, përfshirë:
 • artikuj të dizenjuar për të copëtuar, të tilla si: sopata, sopata luftimi dhe hanxhar;
 • patina akulli dhe akull thyese;
 • brisqe rroje;
 • bisturi;
 • thikë me tehë më të gjatë se 6 cm;
 • gërshërë me tehë më të gjatë se 6 cm duke u matur nga boshti;
 • paisje të arteve marciale me majë të mprehtë;
 • shpata dhe shpata kalorësish;
Veglat e punës – vegla në gjendje për të shkaktuar plagë serioze ose për të kërcënuar sigurinë (safety) e avionit, përfshirë:
 • levat;
 • trapan dhe puntot e trapanit duke përfshirë trapanet elektrik pa kordon;
 • vegla me brisk ose me shigjetë më të gjatë se 6 cm e aftë për tu përdorur si armë, të tilla si kaçavida dhe daltat;
 • sharrat, përfshirë sharrat portative elektrike pa kordon;
 • pipëza saldimi;
 • vegël për montimin e dyerve dhe pajisje për shtyrjen e gozhdëve;
Instrumente pa majë – në gjendje për të shkaktuar plagë serioze kur përdoren për të goditur, përfshirë:
• shkopi i bejsbollit;
 • shkop golfi dhe shkop polici dhe stekat e bilardos;
 • pajisjet e sportit dhe të arteve marciale;
Substanca eskplozive dhe të djegshme – substanca eksplozive dhe të djegshme dhe pajisje në gjendje ose në dukje në gjendje për të shkaktuar plagosje serioze ose që paraqesin kërcënim për sigurinë e avionit, përfshirë:
 • municione;
 • kapak shpërthimi;
 • detonator dhe fitila;
 • falsifikime apo imitime të materialeve apo pajisjeve plasëse;
 • mina dhe pajisje të tjera ushtarake plasëse;
 • fishekzjarre dhe çdo ndezës tjetër;
 • kuti ose pajisje që gjeneron zjarrin;
 • dinamite, barute dhe lëndë shpërthyese plastike.
Lista e artikujve të ndaluar për bagazhet e hambarit (të mëdha)
 Pasagjerët nuk janë të lejuar të mbajnë artikujt e mëposhtëm në bagazhet e tyre të mëdha:
 Artikuj eksplozivë, pajisje dhe substanca të djegshme –eksplozive pajisje dhe substanca të djegshme në gjendje për të shkaktuar plagë serioze ose që paraqesin kërcënim për sigurinë e avionit përfshirë:
 • municione;
 • kapak shpërthimi;
 • detonator dhe fitila;
 • falsifikime apo imitime të materialeve apo pajisjeve plasëse;
 • mina dhe pajisje të tjera ushtarake plasëse;
 • fishekzjarre dhe çdo ndezës tjetër;
 • kuti ose pajisje që gjeneron zjarrin;
 • dinamite, barute dhe lëndë shpërthyese plastike.
