Sistemi i Raportimit

Bazuar në Programin Kombëtar të Kontrollit të Cilësisë së Sigurisë në Aviacionin Civil, ju informojmë se Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) ka vendosur një sistem konfidencial për analizimin e të gjithë informacionit të marrë nga pasagjerët, ekuipazhet, entitetet dhe personat e tjerë që kanë lidhje me zbatimin e masave të sigurisë në aviacionin civil.

AAC inkurajon çdo person dhe mirëpret raportimet për çdo shqetësim, shkelje apo incident ndaj sigurisë së aviacionit civil në aeroporte, linja ajrore, për ofrues të shërbimeve të lundrimit ajror, agjent të rregulluar për kargo dhe postë, katering dhe çdo tentative për ndonjë akt të ndërhyrjes së paligjshme ndaj aviacionit civil në Republikën e Shqipërisë.

Jeni gjithashtu të mirëpritur të na dërgoni vërejtjet e mundshme apo rekomandimet tuaja për përmirësimin e sistemit kombëtar të sigurisë së aviacionit civil.

Të gjitha raportimet, përfshirë edhe ato anonime, do të analizohen dhe do të vlerësohen. Mund t’i dërgoni të gjitha raportimet, rekomandimet dhe vërejtjet në adresën:

Autoriteti i Aviacionit Civil, Rr. “Sulejman Delvina”, Nr. 1, Kutia Postare Nr. 205 Tiranë, Shqipëri, me shënimin “Për Drejtorinë e Sigurisë në Aviacionin Civil”, me fax në numrin: +355 4222 3969 ose në adresën e email- it: aviationsecurity@acaa.gov.al