Vlefshmëria ajrore

Vlefshmëria ajrore e një avioni është aftësia e avionit për të kryer fluturim të sigurt.

Aktivitetet që sigurojnë vlefshmërinë ajrore të avionit ndahen në certifikimin dhe mbikëqyrjen e avionit dhe certifikimin dhe mbikëqyrjen e organizatave dhe individëve të përfshire në vazhdueshmërinë e vlefshmërisë ajrore dhe mirëmbajtjen e avionit.

Vazhdueshmëria e vlefshmërisë ajrore

Për të garantuar që një avion është në kushte për operim të sigurt, duhet të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme vlefshmëria ajrore e tij.

Në varësi të qëllimit të përdorimit të avionit, vazhdueshmëria e vlefshmërisë ajrore mund të menaxhohet nga:

  • Një linjë ajrore apo organizate individuale
  • Një pronar pilot

Linjat ajrore apo organizatat e veçanta të menaxhimit të vazhdueshmërisë së vlefshmërisë ajrore duhet te miratohen nga AAC