RAPORTIMI I NGJARJEVE

MONITORIMI i sigurisë së aviacionit është pjesë integrale e funksioneve të ushtruara nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë. Duke monitoruar nivelet e sigurisë në industrinë e aviacionit, AAC-ja mund të masë nëse rreziqet e sigurisë janë duke u vlerësuar në mënyrë të duhur dhe të identifikojë fushat në të cilat mund të përmirësohet siguria. Raportimi i ngjarjeve kontribuon në masë të madhe në identifikimin reaktiv dhe proaktiv të rreziqeve të sigurisë dhe ndikon në përmirësimin e masave të sigurisë.

SISTEMI I RAPORTIMIT ka të bëjë me njoftimin e AAC-së nga personat dhe organizatat për incidentet që përfshijnë ndonjë mjet ajror, operacion të mirëmbajtjes, aerodrom ose hapësirën ajrore. Këto informacione paraqesin kontribut shumë të çmueshëm në identifikimin e rreziqeve të mundshme të sigurisë.

QELLIMI i raportimit të ngjarjeve është përmirësimi i sigurisë ajrore duke garantuar që të dhënat përkatëse mbi sigurinë të raportohen, mblidhen, ruhen, mbrohen dhe shpërndahen. Qëllimi i vetëm i raportimit të ngjarjeve është parandalimi i aksidenteve dhe incidenteve dhe jo përcaktimi i fajit apo i përgjegjësisë.

RAPORTIMET e ngjarjeve trajtohen në mënyrë konfidenciale për të pasur raportim të plotë dhe të lirë nga komuniteti i aviacionit dhe për të mbrojtur identitetin e individit, në përputhje me Rregulloren Nr. 68, Datë: 10.06.2011 “Për Raportimin e Ngjarjeve në Aviacionin Civil”.

d

Ngjarjet e lidhura me sigurinë ajrore

Formulari ACAA MOR 1 duhet të plotësohet dhe të dërgohet në mor@acaa.gov.al

Ngjarjet e lidhura me shërbimin e trafikut ajror

Formulari ACAA MOR 2 duhet të plotësohet dhe të dërgohet në mor@acaa.gov.al

Ngjarjet që kanë të bëjnë me shërbimet Aeroportuale

Formulari ACAA MOR 4 duhet të plotësohet dhe të dërgohet në mor@acaa.gov.al

Ngjarjet teknike të shërbimit të trafikut ajror

Formulari ACAA MOR 3 duhet të plotësohet dhe të dërgohet në mor@acaa.gov.al

Ngjarjet që kanë të bëjnë me sulmet nga zogjtë

Formulari ACAA MOR 5 duhet të plotësohet dhe të dërgohet në mor@acaa.gov.al

Ngjarjet që kanë të bëjnë me mallrat e rrezikshëm

Formulari ACAA MOR 6 duhet të plotësohet dhe të dërgohet në mor@acaa.gov.al

Urdhër

Nr.68, Date 10.06.2011

Per Miratimin e rregullores për raportimin e ngjarjeve në Aviacionin Civil

Urdhër

Nr.123, datë 22.12.2011

Për miratimin e rregullores për integrimin në një bazë qendrore të informacionit për ngjarjet në aviacionin civil dhe shpërndarjen e këtij informacioni te palët e interesuara

Vendim

Nr.2, Date 29.03.2016

Për raportimin e procedurës të jashtme së zbatimit të rregullave për raportimin detyrueshëm ë ngjarjeve në aviacionin civil

Na Kontaktoni

Adresa: Rr. Sulejman Delvina P.O. Box 205 Tirana, Albania
Tel/Fax : 04 22 51 220/ 22 23 969
E-mail: info@aac.gov.al

Orari

}

E Hënë - E Enjte: 08:00 -16:30
E Premte: 08:00 - 14:00

E Shtunë & E Dielë: Pushim

Buletini Informativ

Regjistrohu për të marrë informacione të përditësuara.

Rreth Nesh

Misioni i AAC është ofrimi i shërbimeve efikase, të sigurta, dhe të parrezikshme për sektorin e Aviacionit Civil Shqiptar.

http://www.aac.gov.al

Asistenti Aeroportual

Shkarko aplikacionin: KËTU

 Shkarko aplikacionin: KËTU