LEGJISLACIONI
- Udhëzimi i Ministrit të Transportit Nr. 3 datë 07/02/2011 “Për rregullat e përbashkëta në fushën e aviacionit civil;
- Urdhri i Ministrit të Transportit Nr.110 datë 02/10/2012 “Rregullore mbi vlefshmërinë ajrore të produkteve, pajisjeve aeronautike dhe pjesëve te avionëve, si dhe për miratimin e organizatave dhe personelit të përfshire në këto detyra”;
- Urdhër Nr. 115, datë 6.6.2022, i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Për Miratimin e rregullores “Për kërkesat, përmbajtjen e regjistrit dhe procedurat e regjistrimit, çregjistrimit ose ndryshimit të të dhënave, në Regjistrin e Avionëve Civilë të Republikës së Shqipërisë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij urdhri dhe është pjesë përbërëse e tij.
- Urdhri i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Nr. 326 datë 29.08.2019 “Rregullore për përcaktimin e rregullave zbatuese të Vlefshmërisë Ajrore dhe të Certifikimit Mjedisor të Mjeteve Fluturuese dhe të produkteve që kanë lidhje me to, pjesëve dhe pajisjeve, si dhe për certifikimin e organizatave të projektimit dhe prodhimit”