Hapat për Regjistrimin e Operatorëve të Dronëve në Shqipëri
 
 
Kush duhet të regjistrohet si operator?
Sipas Urdhrit të Ministrit Nr. 143, datë 18.07.2022, të gjithë operatorët e dronëve janë të detyruar të regjistrohen, me përjashtim të atyre që:
  • Pesha është më pak se 250gjanë lodra, dhe nuk kanë sensorë për mbledhjen e të dhënave personale (kamerë, mikrofon, etj).
Pesha e dronit
Kërkohet regjistrimi?
<250g (lodër)
Jo
<250g, pa sensor për mbledhjen e të dhënave (kamerë, mikrofon, etj)
Jo
<250g, me sensor për mbledhjen e të dhënave (kamerë, mikrofon, etj)
Po
≥250g
Po
 
Bazuar në Nenin 14 të Rregullores për UAS:
“Operatorët e UAS-së duhet të regjistrojnë vetveten në AAC, kur RSH-ja është vendbanimi i tyre për persona fizikë ose kur RSH-ja është vendi i tyre kryesor i biznesit për personat juridikë dhe të sigurojnë që informacioni i tyre për regjistrimin të jetë i saktë. Një operator UAS-je nuk mund të regjistrohet në më shumë se një shtet njëkohësisht.”
Kjo do të thotë se vetëm rezidentët shqiptarë dhe bizneset që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri kanë të drejtë të regjistrohen si operatorë.
Hapat për Regjistrimin si operator
HAPI 1 – Shkarkoni dhe Plotësoni Formularin
    • ☐ Aplikim Fillestar (Nëse aplikimi bëhet nga fillimi)
    • ☐ Ndryshim të të dhënave ekzistuese (Nëse ndonjë nga të dhënat tuaja ka ndryshuar)
  • Formulari i shkarkuar mund të plotësohet në Word, në fushat e caktuara për plotësim, dhe duhet të jetë i firmosur nga vetë aplikuesi në rastin e personave fizikë, ose nga administratori apo personi i autorizuar, në rastin e kompanive.
     
HAPI 2 – Përgatitja e Dokumenteteve
Për Persona Fizikë:
  • Formulari i plotësuar ACAA-DFS-UASM-100
  • Fotokopje e kartës ID ose pasaportës
  • Specifikimet teknike për secilën dron/UAS që keni në zotërim
  • Polica e sigurimit (aktualisht polica e sigurimit nuk ofrohet nga kompanitë vendase dhe nuk është e aplikueshme)
Për Persona Juridikë (bizneset, shoqëritë):
  • Të gjitha sa më sipër, dhe:
    • Prokura për përfaqësuesin e autorizuar (nëse ka ose aplikimi nuk bëhet nga administrator i shoqërisë)
    • Vërtetim për punonjësin (nëse aplikimi bëhet nga një punonjës I autorizuar nga kompania së bashku me vertetimin e autorizimit)
    • Kopje e regjistrimit të biznesit nga QKB
HAPI 3 – Plotësoni të Dhënat Themelore në Formë (Sipas Kategorisë)
 
  1. Për Persona Fizikë (Individë)
Në formularin ACAA-DFS-UASM-100, plotësoni:
  • Emër dhe mbiemër të aplikantit
  • Numri personal i identifikimit (ID ose pasaportë)
  • Adresa e banimit
  • Data e lindjes
  • Shtetësia
  • Numri i kontaktit dhe e-maili personal
  • Lloji i operimit (rekreativ / profesional)
  • Deklaratë që do të vendosni ID-në e operatorit në çdo dron që zotëroni
  • Numri dhe data e skadencës së policës së sigurimit (nëse është e aplikueshme)
  1. B. Për Persona Juridikë (Kompani, Shoqëri, etj)
Në formular, aplikanti duhet të plotësojë:
  • Emrin e kompanisë ose subjektit
  • NUIS (NIPT) të subjektit
  • Adresën zyrtare të kompanisë
  • E-mail zyrtar dhe numër kontakti
  • Emrin, mbiemrin dhe ID e përfaqësuesit të autorizuar (Administratorit)
  • Në rastin kur përfaqësuesi I autorizuar nuk është administratori por një punonjës i autorizuar, duhet të bashkëngjitet vërtetim që punonjësi është i punësuar në atë kompani dhe një autorizim për të kryer aplikimin.
  • Adresën dhe e-mailin e përfaqësuesit të autorizuar (Administratorit)
  • Shtetësinë e përfaqësuesit
  • Numri dhe data e skadencës së policës së sigurimit (nëse aplikohet)
 
Deklaroni gjithashtu:
  • Që dokumentacioni është i vërtetë dhe i vlefshëm
  • Që personeli i përfshirë në operim është i kualifikuar
  • Që ID-ja e operatorit do të vendoset në çdo dron në përdorim
 
Shënim:
Regjistrimi si operator i UAS-së i nënshtrohet një tarife, në përputhje me: Udhëzimi i Përbashkët Nr. 11, datë 24.12.2024 “Për tarifat që zbatohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil” Kapitulli V pika (1).
Mënyrat e dërgimit të aplikimit
Aplikimi mund të dërgohet elekrtonikisht nëpërmjet adresës e-mail dron@acaa.gov.alsi edhe me postë në adresën:
Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar
Rr. “Sulejman Delvina”, Nr.1, P.O Box 205, Tiranë
Tel: +355 422512220
 
HAPI 5 – Lëshimi i ID-së dhe Certifikatës së Operatorit
Pas shqyrtimit të aplikimit:
 
Në rast pranimi:
Aplikuesi do të pajiset me një ID Operatori UAS (p.sh. ALBxxxxxxxxxxxx-xyz) dhe do të lëshohet Certifikata e Operatorit, në përputhje me kërkesat përkatëse ligjore dhe teknike.
 
Në rast refuzimi::
Aplikuesi do të njoftohet zyrtarisht, duke u informuar mbi arsyet e refuzimit të aplikimit.
 
Kujdes:
Të dhënat ruhen bazuar në ligjin Nr 124/2024, datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”
  • Tre shifrat e fundit të ID-së janë sekrete – mos i ndani me të tretët!
  • Regjistrimi si operator UAS ju pajis me një ID unike operatori, e cila shërben për t’ju identifikuar ju si person fizik / subjekt përgjegjës për operimin e dronëve. Kjo ID nuk përfaqëson regjistrimin individual të dronit, por lidhet drejtpërdrejt me operatorin.
  • Sipas detyrimeve ligjore në fuqi, ju jeni përgjegjës për vendosjen e kësaj ID-je në çdo dron që zotëroni apo operoni. ”Pajisja me ID Operatori nuk përbën autorizim për të operuar dronë me peshë mbi 250 gram. Për të kryer fluturime me dronë që kalojnë këtë prag peshe, operatori ose çdo person që do të përdorë dronin duhet të jetë i pajisur me një Certifikatë të Pilotit në Distancë, në përputhje me kategorinë e operimit përkatëse, sipas rregulloreve në fuqi.
Për më shumë referojuni materialit udhëzues ACAA-DFS-GM15-UASID që mund ta shkarkoni ketu.