Pajisja me Certifikatë për Pilotët në Distancë A1/A3

Çfarë është Certifikata e Pilotit në Distancë
Kjo është një certifikatë që autorizon individët të operojnë Avion Pa Pilotë (UAS) për qëllime të ndryshme, përfshirë rekreacionin, fotografimin apo veprimtari tregtare në kategorinë e hapur. Të gjithë pilotët e UAS duhet të jenë të kualifikuar dhe të aftë për të përmbushur detyrat e tyre, duke ndjekur trajnimin përkatës dhe duke kaluar me sukses testimin e kërkuar.

Kriteret bazë për aplikim
Faza e Aplikimit
  1. 1. Plotësimi i formularit të aplikimit
    Formulari ACAA-DTL-RPCP-100 për regjistrimin në testimin A1/A3 duhet të plotësohet nga aplikanti në çdo fushë (përvec pikës 3 që plotësohet nga ACAA). Formularët e plotësuar në mënyrë të pasaktë dhe të paplotë nuk do të merren në shqyrtim.
  2. 2. Dërgimi i dokumentacionit
    Formulari i plotësuar dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen me email në adresën:
    drone.licensing@acaa.gov.al
  3. 3. Konfirmimi nga ACAA
    Brenda 10 ditëve nga marrja e dokumentacionit, ACAA i dërgon aplikantit një email konfirmimi me numrin referues të aplikimit.
  4. 4. Fatura e pagesës
    Pas verifikimit të aplikimit, ACAA dërgon faturën për pagesën përkatëse, sipas Udhëzimit të Përbashkët Nr. 11, datë 24.12.2024 “Per tarifat qe zbatohen nga Autoriteti I Aviacionit Civil”
  5. 5. Dërgimi i mandatit të pagesës
    Aplikanti duhet të dërgojë mandatin e pagesës me email, si pjesë e vazhdimit të aplikimit.
Faza e Testimit
  • • Pas marrjes së mandatit të pagesës, ACAA i dërgon aplikantit linkun e testimit online.
  • • Testi përmban 40 pyetje, secila me vlerë 2.5 pikë.
  • • Për të kaluar, duhet të arrihen të paktën 70 pikë nga 100.
  • • Rezultati i testimit do t’ju shfaqet automatikisht pas përfundimit të testimit.

Në rast dështimi:
  • • Aplikanti njoftohet me email ose postë për rezultatin, duke përfshirë ekstraktin nga Microsoft Forms.
  • • ACAA dërgon një version të ri të testit.
  • • Nëse dështon përsëri, testi mund të ri-përsëritet pas 10 ditësh nga marrja e konfirmimit nga AAC.

️ Kujdes: Pas tentativës së dytë të pasukseshme aplikanti duhet të riaplikoje sërish nga fillimi.

 

Pas Kalimit me Sukses të Testimit
  • • Aplikanti njoftohet me email për rezultatin pozitiv.

• Certifikata e nënshkruar dërgohet me email.