Informacion pËr Pasagjeret

Informacioni i përgjithshëm

Të gjithë pasagjerët, bagazhet e tyre të hambarit dhe të kabinës duhet ti nënshtrohen skanimit përpara se të hyjnë në zonat e kufizuara të sigurisë. Skanimet bëhen në pikat e kontrollit me dorë, pajisjet e sigurisë dhe/ose me kombinimin e të dy metodave. Objektivat primare të kontrolleve të sigurisë janë të parandalojë:
• Futjen e artikujve të ndaluar në zonat e kufizuara të sigurisë dhe në vijim në avion.
• Akte të mundshme të ndërhyrjes së paligjshme (p.sh rrëmbimin e avionit, sabotazhin apo sulmin me pajisje eksplozive).
• Listën e sendeve që nuk mund të merren në bordin e avionit mund ta gjeni në listën e artikujve të ndaluar, ndërsa bëni rezervimin dhe njiheni me kushtet e transportit ajror ndërkombëtar.
• Pajisjet që përdoren gjatë kontrolleve të sigurisë nuk janë të dëmshme për pajisjet elektrike apo elektronike të pasagjerëve (p.sh: lap-top, kamera, Ipod, celularë etj.

Lëngjet

• Për arsye sigurie transporti i lëngjeve në bagazhin e kabinës është subjekt i masave strikte gjatë kontrollit;
• Lëngjet përfshijnë: xhel-et, pastat, locionet, miks lëngje/solid, pastat e dhëmbëve, xhel flokësh, pijet, shurup, materiale të presuara (pastë rroje, deodorant, etj
• Vetëm lëngjet e mëposhtme mund të merren në bagazhin e kabinës dhe duhet të paraqiten në pikat e sigurisë:
• Duty free në çantë/ qese të posaçme të mbyllura dhe të siguruara. Artikujt dhe faturat duhet të jenë të mbyllura brenda çantës së sigurisë që mundësohet në momentin e blerjes;
• Lëngje në paketime më pak se 100 ml;
• Medikamente dhe produkte të veçanta dietikësh. Ushqim për fëmijët;
• Të gjithë lëngjet e tjera duhet të vendosen në bagazhet e hambarit;
Rekomandime të dobishme
Pasagjerët mund të kontribuojnë në kontrolle më të shpejta dhe efikase të sigurisë. Si?
• Të përgatiten në kohë për fluturimin e tyre dhe të kenë marrë informacion për artikujt që nuk mund të merren në bordin e avionit;
• Të paketojnë, në bagazhin e kabinës dhe atë të hambarit, vetëm sendet që janë në përputhje me listën e artikujve të ndaluar dhe rregullat per lëngjet dhe materialet e rrezikshme në mënyrë që të mos rrezikojnë mundësinë e ndalimit të fluturimit apo bllokimin e bagazhit;
• Lëngjet që transportohen në bagazhin e kabinës (në paketime që nuk i kalojnë 100 ml) duhet të jenë vendosur në çanta plastike siç është specifikuar;
• Të arrijnë në aeroport në një kohë të përshtatshme për të evituar vonesa të mundshme dhe stresin gjatë procedurave të nisjes;
• N.q.s posedojnë armë zjarri, të raportohet menjëherë te personeli i check-in;
• Kur përgatiten për kontrollin e pasagjerëve dhe të bagazheve të kabinës, të vendosin sendet metalike, orën, monedhat, dhe artikuj të tjerë të ngjashëm në bagazhin e dorës në menyrë që të mos i humbasin ose harrojnë, ose të vendosen në koshat plastik, për kontrollin me rreze-X;
• Kur përgatiten për kontrollin e pasagjerëve apo bagazheve të dorës, të nxjerrin qesen plastike me lëngje nga çanta e dorës;
• Kur përgatiten për kontrollin e pasagjerëve apo bagazheve të dorës, të distancojnë nga bagazhi i dorës laptop-in dhe pajisjet e tjera elektronike dhe ti vendosin ato në koshat plastik në menyrë që të kontrollohen në formë të ndarë;
• Të heqin xhaketën ose pallton dhe ti vendosin në koshat plastik për kontroll të ndarë;
• Të jenë të përgatitur për të hequr rripin e mesit dhe/ose këpucët dhe ti vendosin ato në koshat plastik për një kontroll të ndarë, n.q.s kërkohet nga agjenti i sigurisë;
• Të ndjekin instruksionet e agjentëve të sigurisë.

Lista e artikujve të ndaluar

Lista e artikujve të ndaluar për bagazhet e kabinës (dorës).
Pa paragjykuar zbatimin e rregullave të sigurisë teknike (safety), pasagjerët nuk janë të lejuar të mbajnë artikujt e mëposhtëm në zonat e kufizuara të sigurisë dhe në bordin e avionit;

armët – armët e zjarrit dhe mekanizma të tjerë të armëve të rënda – objekte të afta, apo në dukje të afta, për të shkarkuar plumba ose për të shkaktuar plagë, duke përfshirë:

• të gjitha armët e zjarrit si: pistoleta, revolver, pushkë, pushkë gjahu;
• armë lodër, kopje ose imitim i armëve të zjarrit ku gabimisht mund të konsiderohet si armë e vertetë;
• pjesët përbërëse të një armë duke përjashtuar teleskopin largpamës;
• ajër i kompresuar dhe armë me dioksid karboni si: pistoleta, saçme armësh, pushkë dhe armë me plumb/saçme;
• pistoleta sinjalizuese ose të ketij lloji;
• harqet, harqet kryq dhe shigjetat;
• armë me fuzhnjë dhe armë me shtizë;
• llastiqe dhe katapulte;

Mjete trullosëse – mjete të projektuara për të trullosur ose për të ngrirë duke përfshirë:
• mjete dridhëse të tilla si: armë trullosëse, mjete paralizuese dhe shkopinj gome;
• trullosës kafshësh dhe vrasës kafshësh;
• kimikate që ndikojnë në aftesitë interaktive, gazra dhe spraj të tille si: spraj djegës, spraj piperi, gaz lotsjellës, spraj acid, dhe spraj kundër insekteve;
Artikuj me majë ose me tehë të mprehta të aftë për të shkaktuar plagë serioze, përfshirë:
• artikuj te dizenjuar për të copetuar, të tilla si: sopata, sopata luftimi dhe hanxhar;
• patina akulli dhe akull thyese;
• brisqe rroje;
• bisturi;
• thikë me tehë më të gjatë se 6 cm;
• gërshër me tehë më të gjatë se 6 cm duke u matur nga boshti;
• paisje të arteve marciale me majë të mprehtë;
• shpata dhe shpata kalorësish;
Veglat e punës – vegla në gjendje për të shkaktuar plagë serioze ose për të kërcënuar sigurinë (safety) e avionit, përfshirë:
• levat;
• trapan dhe puntot e trapanit duke përfshirë trapanet elektrik pa kordon;
• vegla me brisk ose me shigjetë më të gjatë se 6 cm e aftë për tu përdorur si armë, të tilla si kaçavida dhe daltat;
• sharrat, përfshirë sharrat portative elektrike pa kordon;
• pipëza saldimi;
• vegël për montimin e dyerve dhe pajisje për shtyrjen e gozhdëve;
instrumente pa majë – në gjendje për të shkaktuar plagë serioze kur përdoren për të goditur, përfshirë:

• shkopi i bejsbollit;
• shkop golfi dhe shkop polici dhe stekat e bilardos;
• pajisjet e sportit dhe të arteve marciale;
substanca eskplozive dhe të djegshme – substanca eksplozive dhe të djegshme dhe pajisje në gjendje ose në dukje në gjendje për të shkaktuar plagosje serioze ose që paraqesin kërcënim për sigurinë e avionit, përfshirë:
• municione;
• kapak shpërthimi;
• detonator dhe fitila;
• falsifikime apo imitime të materialeve apo pajisjeve plasëse;
• mina dhe pajisje të tjera ushtarake plasëse;
• fishekzjarre dhe çdo ndezës tjetër;
• kuti ose pajisje që gjeneron zjarrin;
• dinamite, barute dhe lëndë shpërthyese plastike.

Lista e artikujve të ndaluar për bagazhet e hambarit (të mëdha)
Pasagjerët nuk janë të lejuar të mbajnë artikujt e mëposhtëm në bagazhet e tyre të mëdha:
Artikuj eksplozivë, pajisje dhe substanca të djegshme –eksplozive pajisje dhe substanca të djegshme në gjendje për të shkaktuar plagë serioze ose që paraqesin kërcënim për sigurinë e avionit përfshirë:
• municione;
• kapak shpërthimi;
• detonator dhe fitila;
• falsifikime apo imitime të materialeve apo pajisjeve plasëse;
• mina dhe pajisje të tjera ushtarake plasëse;
• fishekzjarre dhe çdo ndezës tjetër;
• kuti ose pajisje që gjeneron zjarrin;
• dinamite, barute dhe lëndë shpërthyese plastike.