A zotëroni një Avion Pa Pilot (Dron)?
Që nga korriku 2022, në Republikën e Shqipërisë janë në fuqi rregulloret evropiane për avionët pa pilot (dronët), të transpozuara përmes këtyre dy Urdhrave të Ministrit:
- Urdhri nr. 143, datë 18.07.2022: “Për miratimin e rregullores mbi rregullat dhe procedurat për operimin e avionëve pa pilot”, që transpozon Rregulloren (BE) 2019/947;
- Urdhri nr. 114, datë 06.06.2022: “Për miratimin e rregullores për sistemet e avionëve pa pilot dhe operatorët e tyre”, që transpozon Rregulloren (BE) 2019/945.
Për kë vlejnë këto rregullore?
Këto rregullore zbatohen për të gjithë dronët, pa dallim përdorimi (rekreativ ose profesional), madhësie apo peshe.
Rregullat Themelore të Përdorimit të Dronëve në Shqipëri
- Mos fluturoni mbi 120 m nga sipërfaqja e tokës.
- Mbani gjithmonë kontakt vizual (VLOS) me dronin tuaj.
- Mos fluturoni në zona të ndaluara (afër aeroporteve, heliporteve, ose zona të kufizuara nga AAC) pa leje të veçantë më shumë info mund të gjendet këtu.
- Regjistrohuni si operator nëse droni juaj ka kamer ose peshon 250 g ose më shumë (përjashtim bëjnë lodrat sipas VKM nr. 262, datë 3.4.2013). Forma e aplikimit për tu regjistruar si Operator ACAA-DFS-UASM-100 mund të shkarkohet këtu.
- Merrni Certifikatën për Pilotët në Distancë nëse droni juaj peshon 250 g ose më shumë.
Kategoritë e Operimit me Dron
Rregullat për operimin e avionëve pa pilot bazohen në nivelin e riskut dhe ndahen në tre kategori: e hapur, specifike dhe e certifikuar.
1. Kategoria e Hapur (rrezik i ulët)
Kategoria e hapur rregullon përdorimin e dronëve që zakonisht fluturojnë pa autorizim nga AAC dhe ndahet në tre nënkategori: A1, A2, A3. Shumica e dronëve operojnë në këtë kategori.
- Çdo pilot droni duhet të marrë masa të arsyeshme për të menaxhuar risqet dhe të mos rrezikojë njerëz apo objekte. Regjistrimi si operator dhe marrja e ID-së së pilotit janë të nevojshme në shumicën e rasteve, përveç dronëve nën 250 g, ku testimi i pilotit nuk kërkohet por rekomandohet.
- Dronët nën 250 g mund të fluturojnë deri në 50 metra nga njerëzit dhe mbi ta, por jo mbi turma. Siguria është thelbësore, duke përfshirë mbajtjen e dronit në vijën e shikimit (VLOS), shmangien e mjeteve ajrore të tjera dhe respektimin e privatësisë.
- Rregullat për zonat e kufizuara ajrore, lartësinë maksimale prej 120 m dhe mbajtjen e dronit në vijën e shikimit zbatohen edhe për dronët nën 250 g.
Në fund, tabela paraqet kërkesat specifike për nënkategoritë A1, A2 dhe A3 në kategorinë e hapur.
Kërkesat për të fluturuar në kategorinë e hapur
|
|||||
Operimi
|
UAS
|
Operatori i Avionit Pilot
|
ID e Pilotit
|
||
Nënkategoria
|
Zona e Operimit
|
Klasa
|
Pesha/ Shpejtësia
|
Regjistrimi
|
Kompetencat
|
Të gjitha
kategoritë
|
|
|
|
|
|
A1
|
|
3Lodër
|
<250 g
|
Jo
|
Njohja me manualin e Përdorimit
|
N/A por ndërtuar privatisht
|
<250 g dhe <19m/s
|
Vetëm nëse droni është i pajisur me një sensor për regjistrim të dhënash personale (p.sh kamera ) ose energji kinetike mbi 80 J
|
|||
N/A por dalë në treg para 01.01.2024
|
<250 g
|
||||
C0
|
<250g dhe <19 m/s
|
||||
|
C1
|
<900 g
|
Po
|
Njohja me manualin e përdorimit, testimi dhe kursi online
|
|
A2
(Afër njërëzve)
|
|
C2
|
<4 kg
|
Po
|
Njohja me manualin e përdorimit, testimi dhe kursi online
Praktikë fluturimi (vetë studim)
Testi i teorisë pranë AAC
|
A3
(Larg Njerëzve)
|
|
C3
|
<25 kg
|
Po
|
Njohja me manualin e përdorimit, testimi dhe kursi online
|
C4
|
|||||
N/A por ndërtuar privatisht
|
|||||
N/A por dalë në treg para 01.01.2024
|
Operatori duhet të paraqesë një vlerësim risku (SORA) ose të deklarojë përputhshmëri me një skenar standard (STS/PDRA).
- Fluturime me pasagjerë (taksi ajrore),
- Transport të mallrave të rrezikshme (DGR).
- Certifikatë tipi dhe vlefshmëri ajrore për dronin,
- Licencë piloti për pilotin në distancë,
- Certifikatë operatori ajror nga AAC.
-
Mbaj dronin në vijën e shikimit në çdo moment (VLOS)
-
Shmang zonat e kufizuara dhe mbaj distancë nga avionët
- Mos fluturo mbi turma apo mbi grumbullime njerëzish
- Respekto privatësinë e të tjerëve
- Mos fluturoni nëse nuk jeni të njohur me kufizimet ajrore (AIP)
-
Mosha minimale për operim është 16 vjeç, përveç në rastet nën mbikëqyrje.
E-mail: dron@acaa.gov.al