ANULLIM I FLUTURIMIT
Nëse fluturimi juaj anulohet pa asnjë lajmërim, ju keni të drejtën e përkujdesjes falas:
- Ushqim dhe pije freskuese
- Dy telefonata, mesazh me teleks ose faks, ose e-mail
- Akomodim në hotel në rastet kur qëndrimi për një ose më shumë netë është i nevojshëm ose një qëndrim shtesë
- Transporti ndërmjet aeroportit dhe vendit të akomodimit (hotel ose të tjera).
Ju nuk përfitoni kompesim në rastet kur:
- Jeni informuar nga kompania ajrore, për anulimin të paktën 14 ditë para kohës së planifikuar të nisjes
- Jeni informuar për anulimin ndërmjet 14 ditëve dhe 7 ditëve para kohës së planifikuar të nisjes dhe ju është ofruar kalim te një linjë tjetër
- Jeni informuar për anulimin më pak se 7 ditë para kohës së planifikuar të nisjes dhe ju është ofruar kalim te një linjë tjetër
- Nëse kompania ajrore mund të provojë se anulimi është shkaktuar nga rrethana të jashtëzakonshme.
Ju keni të drejtën e kompensimit monetar:
- 250 euro për të gjitha fluturimet prej 1500 km ose më pak
- 400 euro për të gjitha fluturimet brenda Europës më shumë se 1500 km, dhe për të gjitha fluturimet e tjera ndërmjet 1500 dhe 3500 km
- 600 euro për të gjitha fluturimet që nuk janë parashikuar sipas (1) dhe (2)
- Nëse kompania ajrore, ju ka ofruar një linjë tjetër për në destinacionin tuaj final me anë të një fluturimi alternativ, koha e mbërritjes të së cilës nuk e tejkalon kohën e mbërritjes së planifikuar, ai mund të zvogëlojë kompensimin e parashikuar më sipër në masën 50%
Udhëzim për Kompensim:
Formular 2: Anullimi (Kliko këtu për të shkarkuar formularin në PDF)
- Plotëso Formularin e pikës 1 dhe sigloje
- Ruaj evidencat e biletës, karta e imbarkimit dhe rezervimi
- Dërgo formularin tek adresa zyrtare e kompanisë me postë ose email (referojuni ëebsiteve të kompanive, në adresat e shërbimit të klientit ose ankesave ose kontaktit)
- Vendos në kopje të emailit AAC në adresën elektronike: pax@acaa.gov.al
Prit 3 javë kohë për përgjigje të kompanisë dhe nëse nuk merrni përgjigje drejtojuni për ndërmjetësim tek AAC në adresën elektronike: pax@acaa.gov.al
Dokumentacioni i nevojshëm për ankimim
- Formulari i ankimimit;
2. Bileta origjiinale e udhëtimit ose kodi i prenotimit në rast të blerjes nga interneti;
3. Fotokopje e pasaportës;
4. Informacion i plotë mbi llogarinë bankare: emri dhe adresa e bankës, numri i llogarisë, kodi SWIFT në rast të një llogarie bankare të huaj, emri dhe mbiemri i titullarit të llogarisë bankare. Nëse të dhënat mbi llogarinë bankare nuk janë të personit që ka filluar praktikën, duhet të specifikohet edhe adresa, numri i telefonit, numri i faksit, e-mail.