Leja

  1. Kur një fluturim është miratuar siç kërkohet nga AAC, një leje me shkrim do t’i jepet operatorit të avionit.
  2. Aeroporti përkatës do të njoftohet nga AAC për lejen e dhënë të fluturimit. Operatorët janë përgjegjës për të bërë marrëveshjet e tyre me aeroportin e interesuar për marrjen dhe trajtimin, si dhe duhet të japin numrin e lejes së dhënë nga AAC-së kur bëjnë këto marrëveshje. Çdo ndryshim në:
  • Datën e operimit të fluturimit në/ose nga Shqipëria;
  • shtetësinë ose llojin e avionit që do të përdoret;
  • Rrugën e fluturimit; ose
  • Çarterin apo natyrën dhe peshën e mallrave që duhet të merren në bord, ose të shkarkohen nga avioni në Shqipëri,

Operatori Ajror duhet të njoftojë tek AAC. Mos njoftimi i AAC-në për ndryshimet e sa mësipërme mund të rezultojë që leja për fluturim e dhënë të jetë e pavlefshme.

  • Çdo ndryshim në kohën e mbërritjes, ose daljes nga Shqipëria duhet të njoftohet në AAC dhe mund të kërkohet që të bëhet një aplikim i ri.