ULJA E KATEGORISË SË SHËRBIMIT

Nëse një kompani ajrore ju vendos në një kategori më të ulët sesa kategoria e përcaktuar në biletë, duhet brenda 7 ditëve t’ju rimbursojë:

  1. 30 % të çmimit të biletës për të gjitha fluturimet prej 1500 km ose më pak
  2. 50 % të çmimit të biletës për të gjitha fluturimet brenda brenda Europës  prej më shumë se 1500 km, përveç fluturimeve ndërmjet territorit të brenda Europës dhe për të gjitha fluturimet ndërmjet 1500 dhe 3500 km; ose
  3. 75 % të çmimit të biletës për të gjitha fluturimet që nuk parashikohen në (1) dhe (2), përfshirë fluturimet mes territorit të Europës.

 Ju nuk përfitoni kompesim në  rastet kur: 

  1. Jeni informuar nga kompania ajrore, për anulimin të paktën 14 ditë para kohës së planifikuar të nisjes
  2. Jeni informuar për anulimin ndërmjet 14 ditëve dhe 7 ditëve para kohës së planifikuar të nisjes dhe ju është ofruar kalim te një linjë tjetër
  3. Jeni informuar për anulimin më pak se 7 ditë para kohës së planifikuar të nisjes dhe ju është ofruar kalim te një linjë tjetër
  4. Nëse kompania ajrore mund të provojë se anulimi është shkaktuar nga rrethana të jashtëzakonshme.

Ju keni të drejtën e kompensimit:

  1. 250 euro për të gjitha fluturimet prej 1500 km ose më pak;
  2. 400 euro për të gjitha fluturimet brenda Europës më shumë se 1500 km, dhe për të gjitha fluturimet e tjera ndërmjet 1500 dhe 3500 km;
  3. 600 euro për të gjitha fluturimet që nuk janë parashikuar sipas (1) dhe (2);
  4. Nëse kompania ajrore, Ju ka ofruar një linjë tjetër për në destinacionin tuaj final me anë të një fluturimi alternativ, koha e mbërritjes të së cilës nuk e tejkalon kohën e mbërritjes së planifikuar, ai mund të zvogëlojë kompensimin e parashikuar më sipër në masën 50%.
  • Plotëso Formularin e pikës 1 dhe sigloje
  • Ruaj evidencat e biletës, karta e imbarkimit dhe rezervimi
  • Dërgo formularin tek adresa zyrtare e kompanisë me poste ose email (referojuni websiteve të kompanive, në adresat e shërbimit të klientit,  ankesave ose kontaktit)
  • Vendos në kopje të emailit AAC-në në adresën elektronike: pax@acaa.gov.al

Prit 3 javë kohë për përgjigje të kompanisë dhe nëse nuk merrni përgjigje drejtojuni për ndërmjetësim tek AAC në adresën elektronike: pax@acaa.gov.al

 Dokumentacioni i nevojshëm për ankimim

  1. Formulari i ankimimit;
    2. Bileta origjiinale e udhëtimit ose kodi i prenotimit në rast të blerjes nga interneti;
    3. Fotokopje e pasaportës;
    4. Informacion i plotë mbi llogarinë bankare: emri dhe adresa e bankës, numri i llogarisë, kodi SWIFT në rast të një llogarie bankare të huaj, emri dhe mbiemri i titullarit të llogarisë bankare. Nëse të dhënat mbi llogarinë bankare nuk janë të personit që ka filluar praktikën, duhet të specifikohet edhe adresa, numri i telefonit, numri i faksit, e-mail.