UDHËTIMI NËN SHOQËRINË E NJË QENI ASISTUES
Nëse ju vendosni të udhëtoni me qenin tuaj shoqërues, nevojitet të njoftoni kompaninë ajrore sa më parë të mundeni për këtë vendim
Në përgjithësi të gjithë kompanitë ajrore e ofrojnë këtë shërbim në bordin e tyre pa pagesë. Ju duhet të pyesni paraprakisht se çfarë rregullash aplikohen nga operatori ajror kur vendosni të shoqëroheni gjatë udhëtimit, për arsye kujdesi, nga një qen.
Zakonisht qentë ulen në hapësirën në dysheme përpara sediljes. Duhet të merret një parzmore sigurie për të bërë të mundur që qeni juaj të jetë i sigurt gjatë uljes dhe ngritjes së avionit.
Kompania ajrore mund të kërkojë evidenca që konfirmojnë se qeni juaj është i trajnuar sipas një standardi që e lejon atë të udhëtojë në mënyrë të sigurtë.