Të drejtat e personave me aftësi të kufizuar
Në përputhje me Rregulloren (EC)1107/2006 të Parlamentit Evropian dhe Udhëzimit Nr.329, datë 22.12.2014 “Për të drejtat e invalidëve dhe personave me aftësi të kufizuar lëvizëse kur udhëtojnë nëpërmjet ajrit” personat me aftësi të kufizuar dhe invalidët kanë të drejtën për ndihmë pa pagesë në aeroport (nisje, mbërritje, transit) dhe gjatë fluturimit.
Hapat që duhet të ndiqni për të marrë ndihmën e nevojshme
1- Ju duhet të njoftoni kompaninëajrore me të cilën keni zgjedhur të udhëtoni apo agjensinë e udhëtimit ku keni prerë biletën, për nevojën për asistencë të paktën 48 orë përpara publikimit të orarit të nisjes së fluturimit. Ky njoftim duhet gjithashtu të mbulojë një fluturim kthimi, nëse të dy fluturimet, edhe i nisjes dhe kthimit, janë kontraktuar me të njëjtën kompani ajrore.
Kompania ajrore duhet të mundësojë asistencën e specifikuar, pa tarifa shtesë, për shërbimet e mëposhtme:
- Komunikim i informacionit të nevojshëm për të realizuar fluturimin sipas një formati të qartë;
- Lejimin e pajisjeve mjekësore. Lejimin e transportit të më shumë se dy pajisjeve për paaftësitë fizike, karrige mekanike dhe karrige me rrota elektrike (në varësi të një lajmërimi paraprak prej 48 orësh dhe të kufizimit të mundshëm të hapësirës në bordin e avionit);
- Bërja e të gjitha përpjekjeve të mundshme të arsyeshme për të rregulluar që vendi i uljes të jetë i përshtatshëm për nevojat tuaja, sipas kërkesës, dhe në varësi të kritereve të sigurisë;
- Asistencë për lëvizjenme facilitet në tualet, nëse kërkohet;
- Kur asistoheni nga një shoqërues gjatë udhëtimit, kompania ajrore duhet të bëjë të gjitha përpjekjet e arsyeshme që t’i japë këtij personi një vend pranë jush;
- Të lejojë transportin e qenve të ndihmës, të miratuar nëse është i nevojshëm.
2- Enti menaxhues i një aeroporti [1] është përgjegjës për garantimin e masave të asistencës, pa pagesë shtesë. Drejtohuni te “Zyra e Pasagjerëve me Aftësi të Kufizuar në Aeroport” e cila është përgjegjëse për shërbimet e mëposhtme:
- Për të njoftuar strukturat përkatëse për mbërritjen tuaj në aeroport dhe kërkesën për asistencë në pikat e përcaktuara brenda dhe jashtë ndërtesave të terminalit;
- Për të lëvizur me një asistent sipas rastit, nga një pikë e përcaktuar tek sporteli i check-in;
- Për të bërë check-in dhepër të rregjistruar bagazhin;
- Për të lëvizur nga sporteli i check-in drejt avionit me një asistent, pas përfundimit të procedurave të emigrimit, doganës dhe të sigurisë;
- Për të hipur në avion me ndihmën e ashensorëve, karrigeve me rrota, apo asistencës tjetër të nevojitur sipas rastit;
- Për të lëvizur nga dera e avionit deri te vendi përkatës;
- Për të vendosur dhe marrë bagazhet në avion;
- Për të lëvizur nga vendi përkatës për në derën e avionit;
- Për të zbritur nga avioni me ndihmën e ashensorëve, karrigeve me rrota apo asistencës tjetër të nevojitur, sipas rastit;
- Për të lëvizur nga avioni tek zona e tërheqjes së bagazheve dhetë tërheqë bagazhin, pas përfundimit të procedurave të emigrimit dhe të doganës;
- Për të lëvizur nga zona e bagazheve tek pikat e përcaktuara;
- Për të gjetur fluturimet lidhëse kur është në transit, me asistencë në ajër dhe në tokë dhe ndërmjet terminaleve me një person asistent, sipas nevojës;
- Për të lëvizurme facilitet në tualetkur kërkohet.
Në rast se karriget me rrota ose pajisjet e tjera të paaftësive fizike humbasin ose dëmtohen, ndërkohë që po trajtohen në aeroport apo transportohen në bordin e avionit, ju keni të drejtë të kompensoheni për këto pajisje. Kompesimi në vlerë do të bëhet në përputhje me rregullat / ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare të vlerësimit të dëmit.
[1] Enti menaxhues i aeroportit” nënkupton një zyre përfaqësimi në hapësirat e aeroportit, e cila ka si objekt sipas legjislacionit kombëtar administrimin dhe menaxhimin e infrastrukturës së aeroportit, si dhe koordinimin apo kontrollin e aktiviteteve të operatorëve të ndryshëm të pranishëm (Zyra e Pasagjerëve me Aftësi të Kufizuar në Aeroport).
Ju përjashtoheni nga marrja e asistencës në rastet e mëposhtëme
Kompania ajrore mund të refuzojë rezervimin e fluturimit tuaj në rastet kur:
- madhësia e avionit apo e dyerve të tij e bëjnë transportimin tuaj fizikisht të pamundur.
- nuk i përmbushni kërkesat e sigurisë, përcaktuar nga ligje ndërkombëtare apo kombëtare.
Kompania ajrore duhet të bëjë përpjekje për t’ju propozuar një alternativë të pranueshme.
Procedura e ankimimit
- Nëse mendoni se të drejtat tuaja janë shkelur, duhet t’i drejtoni një ankesë entit menaxhues të aeroportit ose kompanisë ajrore, në zyrat përkatëse ose me email.
- Nëse nuk jeni të kënaqur me përgjigjen e tyre, ankesa mund t’i drejtohet më pas Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar (AAC) brenda 30 ditëve, në adresën: e-mail: pax@acaa.gov.al
Dokumentacioni i nevojshëm për ankimim
- Një mjet identifikimi;
- Bileta origjinale e udhëtimit ose kodi i prenotimit të udhëtimit në rast të blerjes së biletës nga interneti;
- Raporti mjekësor përkatës.