PROBLEME TË LIDHURA ME ASISTENCËN

Nëse do të keni probleme me asistencën ju duhet të kontaktoni Kompanin Ajrore ose Aeroportin për të zgjidhur çështjen apo për të bërë një ankesë. Kini parasysh, se aeroporti është përgjegjës që nga momenti i mbërritjes tuaj në aeroport nga qyteti/adresa ku jeni nisur, deri në hipjen në bord të avionit. Po kështu edhe në aeroportin e nisjes. Ndërsa gjatë fluturimit përgjegjësia për t’ju asistuar juve është e kompanisë ajrore. Duke u nisur nga ky shpjegim, nëse ju hasni problematika, keni të drejtën tuaj t’i paraqisni ankesën aeroportit apo kompanisë ajrore.

Nëse ju nuk do të arrini të zgjidhni problemin tuaj me aeroportin apo kompaninë ajrore, atëherë ju mund t’ i drejtoheni Autoritetit të Aviacionit Civil në adresën pax@acaa.gov.al me qëllim marrjen e informacionit të mëtejshëm në lidhje me problematikën tuaj.

Gjithashtu, për çdo rast vonesë, anulimi, refuzimit të hipjes në bord si dhe uljes në kategori ju keni të drejtën të ankoheni paraprakisht tek kompania ajrore. Nëse nuk merrni përgjigje nga to brenda 6 javëve, atëherë mund të kontaktoni përsëri Autoritetin e Aviacionit Civil, në adresën e mësipërme.