PERSONELI I LICENSUAR I MIRËMBAJTJES

 

Personeli i mirëmbajtjes së avionit, pra Mekaniket dhe/ose avionikët licencohen nga AAC në përputhje me Pjesën 66 të Urdhrit të Ministrit Nr.110 datë 02/10/2012, i cili transpozon Rregulloren e Komisionit (EC) 2042/2003 të datës 20/11/2003 “Për vlefshmërinë ajrore të produkteve, pajisjeve aeronautike dhe pjesëve të avionëve, si dhe për miratimin e organizatave dhe personelit të përfshire në këto detyra”. Licencat e personelit sipas pjesës 66 të lëshuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar janë licenca kombëtare.

Marrja e një licence për mirëmbajtjen e avionit do të bëhet nëpërmjet një aplikimi duke paraqitur dokumentet e nevojshme. Aplikimi do të bëhet sipas formës së aplikimit që ndodhet në lidhjen “format e aplikimit”